Video

15/10/2014 13:26:08

Takim mbas 60 vjetesh ne shqip

Studentet kineze qe shkuan per here te pare ne Shqiperi






PEKIN - Takohen pas 60 vjetesh, ish-studentet kineze te cilet pere here te pare kane shkelur ne token shqiptare per te studiuar, jetuar dhe me pas edhe per te punuar atje. Shoqata e ish-studenteve kineze te cilet kane studiuar ne Shqiperi ne vitet 50-60-te, jane mbledhur se bashku ne ambjentet e Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Pekin, per te kujtuar kohet e tyre ne vendin e shqiponjave. Emocione, kenaqesi, biseda dhe foto pa fund mes te gjitheve atyre qe ishin te pranishem ne takim.

Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Kine, Z.Kujtim Xhani, ne fjalen e tij eshte shprehur se “Megjithese shume prej jush sot keni dale ne pension, kam kenaqesine te ve ne dukje se gadishmeria juaj per rritjen e forcimin e marrdhenieve miqesore mes dy vendeve jo vetem qe nuk ka dale ne pension “si ju”, por madje eshte bere burim frymezimi edhe per brezat me te rinj”.

Nuk kane kaluar par emocione edhe fjalimet ne gjuhen shqipe te ish-studenteve te cilet vazhdojne ende te kene kujtimet me te bukura te kohes se studimeve dhe jetes se tyre ne Shqiperi. “Shqiperine, vendin heroik te shqiponjave, qe na ka lidhur te gjithe se bashku ish-studentet kineze, ne e quajme vatren tone te dyte dhe popullin e dashur punetor shqipar, qe na ka dhene mesime dhe ndihme te madhe, e quajme si mesuesin tone me te dashur dhe me te madh”, kane deklaruar ne fjalimin e tyre ish-studentet kineze.

Mes kengesh popullore dhe valleve te folklorit shqipitar, mbremja ka vazhduar ne takime dhe biseda mes miqsh, kolegesh te cilet kane qene se bashku prej mbi gati gjysme shekulli me pare.

Edison Myrteza