Video

24/10/2013 14:15:38

Kina reklamon turizmin shqiptar

Shqiperia nje vend plot befasi per turizem






PEKIN - “Det i kthejllet, male te larta dhe te bukura, njerez te mrekullueshem dhe nje histori e lashte”. Me keto epitete, eshte quajtur Shqiperia ne takimin e sotem te organizuar ne Ambasaden e Republikes se Shqiperise ne Pekin. Promovimi i turizmit shqiptar ka mbledhur turiste kineze te cilet kane vizituar Shqiperine ne pranveren e ketij viti apo edhe turiste te cilet kane qene me pare ne vendin e shqiponjave. Bashkepunimi midis Ambasades Shqiptare dhe agjencise turistike Beijing Royal International Agency, tashme e tutje do te sjelle risi te reja per te interesuarit qe duan te vizitojne Shqiperine nga Kina “e larget”.

Ambasada Shqiptare
Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Republiken Popullore te Kines, Z.Kujtim Xhani, ka deklaruar se kinezet kane disa arsye pse duhet te bejne turizem ne Shqiperi. Sipas Xhanit, jane marrdheniet teper miqesore tradicionale mes te dyja vendeve. “Shqiperia eshte nje nder vendet e para qe njohur themelimin e Republikes Popullore te Kines si dhe nder vendet me te para qe vendosi marrdhenie diplomatike me te”, deklaroi ai.

Z.Kujtim Xhani, nuk harroi te shtoje se ne vitin 2011, u nenshkrua protokolli i perbashket ndermjet agjencive kombetare te turizmit mes Shqiperise dhe Kines. “Procesi me i rendesishem pas nenshkrimit te ketyre marrveshjeve, eshte edhe lehtesimi i vizave per shtetasit kineze te cilet duan te vizitojne Shqiperine. Kjo ka ndihmuar mjaft ne rritjen e cilesise per turizmin dhe lehtesimin e vizave. Ambasada Shqiptare ka bere nje pune mjaft te mire ne kete drejtim”, ka perfunduar Ambasadori shqiptar Kujtim Xhani.

Cfare ofron Shqiperia
“Informacionet per menyrat e ndryshme te mberritjes nga Kina drejt Shqiperise, jane teper te domosdoshme”, kane theksuar perfaqesues te kompanise Beijing Royal Internationa Agency. Kinezet duhet te dine se cfare duhet te vizitojne, si duhet te shkojne, dhe sa e lehte eshte per te mberritur ne Shqiperi per turizem. Te shkelesh ne token shqiponjave, sipas dy prej ish-turisteve qe ne maj te ketij viti kane vizituar Shqiperine per 6 dite, nuk eshte e veshtire sa duket. Mjafton te informohesh si duhet te shkosh dhe te kesh nje ide se cfare duhet te vizitosh. E rendesishme eshte lidhja me kompanite e udhetimeve. “Tashme edhe lehtesimi maksimal i vizes shqiptare eshte nje ndihme per te gjithe”, deklaruan turistet.

Tirana, Durresi, Shkodra, Berati, Gjirokastra, Korca dhe qytete te tjere, duket se nuk do te harrohen lehte. Por edhe “Syri i Kalter, Butrinti, Valbona dhe malet e larte rreth saj, Berati i vecante dhe i lashte, dhe mbi te gjitha deti i mrekullueshem shqiptar”, kane qene pjese e pandashme e momenteve te skalitura ne foto. “Mjafton qe Shqiperia dhe bukurite e saj te behen te njohura ne Kine dhe turistet kineze nuk do t’i mungojne vendit tuaj”, kane thene te pranishmit.

Edison Myrteza