Video
13/10/2013 11:23:18
Cfare eshte Kurban Bajrami ?
Historia, simbol i sakrifices dhe devocionit
TIRANE - Festat e muslimaneve jane te pakta por ato qe jan, jane me kuptimplote dhe te vecanta nga festat e tjera. Festa e Kurban Bajramit por edhe e Fiter Bajramit vijne si shperblim per besimtaret musliman pas sakrifices se tyre te bere per Allahun. Konkretisht festa e Fiter Bajramit vjen menjehere pas agjerimit te muajit te Ramazanit, pra ne kete muaj besimtaret musliman agjerojne duke u privuar nga ushqimi pija epshet per nje muaj me radhe. Si shperblim Allahu I kenaq me festen e Fiter Bajramit.
Ngjashmerisht ndodh edhe me festen e Kurban Bajramit, feste e cila vjen menjehere pas kryerjes se nje prej shtyllave te islamit, Haxhit. Por kjo nuk do te thote qe ato qe nuk agjerojne apo bejne Haxhin te mos kene Bajram.
Duke qene se jemi shume prane festes se Kurban Bajramit do flasim pikerishte per kete feste. Sic e cekem me larte, festa e Kurban Bajramit vjen menjehere pas kryerjes se Haxhit. Kjo feste shpesh here ndotet me harame duke ia hequr origjinalitetin apo shijen e vertet. Si ndotet ? Shume e lehte pergjigjia! Njerzit e shfrytezojne kete feste per te festuar me teprim. Besoj I ka ndodhur shume prej nesh qe kryejme vizita te shtepise te na gostisin (qerasin) me pije alkolike apo edhe produkte haram.
Festa e Kurban Bajramit tregon unitet dhe harmoni dhe ne kete menyre ne duhet te shtrijme doren per pajtim me kedo qe te jemi te idhnuar. Festa e Kurban Bajramit nis me faljen e nemazit te Bajramit me pas me berjen e Kurbanit vizita tek te afermit, vizita tek te vdekurit e keshtu me radhe.
Do ndalem tek elementi I dyte qe ceka me larte, berja kurban. Berja e kurbanit behet vetem per Allah dhe askend tjeter. Kurbani ėshtė obligim (vaxhib) pėr ēdo besimtar, moshė rritur,mentalisht i shėndoshė, qė ka pasuri. U obligua nė vitin e dytė pas hixhretit. Nė kuranin famelartė flitet pėr kurbanin si detyrė islame, dhe ate nė shum vende,e me theks tė posaēėm nė suren Kevther.:" Ne, vėrtet , tė dhamė shum tė mira. Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hirė tė Zotit tėnd!.
Koha kur eshte bere kurban per here te pare eshte po aq sa e vjeter sa njeriu I pare, Ademi alejhi selam. Rasti I kurbanit me dy djemte e Ademit alejhi selam tregohet ne Kuran : Lexoju (o Muhamed) saktėsisht ngjarjen e dy bijve tė Ademit, kur ata bėnė nga njė kurban, njėrit iu pranua, kurse tetri jo. Njėri i tha tjetrit: Ty gjithsesi do tė tė vras. Tjetri tha: Allahu pranon vetėm prej tė devotshmit. (Maide, 27).
Kur Allahu u kerkoi kurban Kabili nga ana e tij ofroi kurbanin mė tė pavlerė, drithin mė tė padobishėm dhe tė pavlerė,pasi ai ishte lakmitar dhe koprac i madh. Ndersa Habili ofroi njė viē tė shėndoshė dhe tė trashė (Kabili merrej me bujqesi ndersa Habili me blegori). Allahu ia mesoiAdemit alejhi selam se eshte pranuar kurbani I Habilit dhe refuzuar kurbani Kabilit.
Rasti tjeter qe ne kemi dije eshte ne kohen e profetit Ibrahim alejhi selam. Ne kete rast pervec te tjerash shikohet edhe grada me e larte e devocionit. Hz. Ibrahimi a.s., nė ėndėrr kishte parė qė duhej ta bėnte kurban tė birin e tij. Dihet qe endrrat tek pejgamberet kane qene shpallje, urdher, ndersa endrrat tek ne me se shumti simulohen nga shejtani. Ibrahimi a.s., qėndronte nė mes dashurisė pėr tė birin dhe zbatimit tė urdhrit tė Zotit. Ibrahimi a.s i udrejtua te birit Ismailit a.s dhe i tha: "Biri im, kam parė njė ėndėrr ku urdhėrohem tė tė bėjė kurban, ē'mendon pėr njė gjė tė kėtillė?" ... O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej tė durueshmėve! (Saffat,102). Ibrahimi a.s e shtriu djalin e tij tė dashur dhe thikėn ia vendosi nė fyt. Ne momentin qe Ibrahimi a.s donta ta priste Ismailin a.s, Allahu I tha: "O Ibrahim ti e veprove detyrėn tėnde. Zoti tani nuk dėshiron qė Ismaili tė bėhet Kurban". Nė atė moment nga Zoti nepermjet melekeve I dergoi njė dele tė cilėn Ibrahimi e bėri Kurban nė vend tė djalit tė tij.
Qe te kemi kurban duhet te kemi subjektin kryesor qe eshte kafsha. Kafshet qe lejohen te behen kurban jane deveja, lopa, delja dhe dhia. Edhe keto kafshe duhet te kene specifikat e veta ose thene ndryshe kushte qe te konsiderohet kurban. Sipas Muhamed iben Salih el Uthejmin duhen plotesuar gjashte kushte.
Kushti i parė: Tė jetė prej bagėtive, dhe ato janė: devetė, lopėt dhe bagėtitė e imėta prej deleve dhe dhive. Kushti i dytė: Tė ketė mbushur moshėn e caktuar nga sheriati -Deveja duhet te jete me shume se 5 vjece -Lopa duhet te jete me shume se 2 vjece -Delja me shume se nje vjece, ose edhe 6 muajshe kur ajo ngjason me dele nje vjecare. -Po keshtu edhe dhia duhet te kete kushtet e deles. Kushti i tretė: Tė jetė pa tė meta tė cilat e ndalojnė vlefshmėrinė e kafshės pėr tu bėrė kurban, dhe ato janė katėr tė meta: -Qėrrimi i dukshėm nga njėri sy -Sėmundja e dukshme -Ēalimi i dukshėm -Dobėsimi i than palcėn,sepse Pejgamberi a.s, kur u pyet pėr kafshėt qė nuk lejohet tė bėhen kurban, bėri shenjė me dorė dhe tha: Ato janė katėr: Ēalamania tė cilės i duken brinjėt, qorrja e cila duke qartė qė e ka syrin qorr, e sėmura me sėmundje tė dukshme dhe e dobėta e cila nuk pastrohet(nga jashtėqitja). Kushti i katėrt: Qė kafsha tė jetė pronė e atij qė e bėn kurban atė Kushti i pestė: Tė mos lidhet me kafshėn e drejta e dikujt e tjetėr; ndaj nuk lejohet tė bėsh kurban kafshėn e marrė peng. Kushti i gjashtė: Qė kafsha e kurbanit tė bėhet kurban nė kohėn e caktuar nė sheriat; e cila fillon pas namazit tė bajramit nė ditėn e Kurbanit, deri nė perėndim tė diellit nė fund tė ditėve tė teshrikut, e cila ėshtė dita e 13 e Dhul Hixhes. Sibehet kurban ?
Kjo eshte nje pyetje qe sigurisht ka baza ne fene islame dhe une do ta ceki sic ka vepruar profeti a.s. Pasi te jene plotesuar kushtet e mesiperme ne momentin e prerjes se kurbanit duhet te plotesohet disa kushte: Kafsha te shtrihet ne anene majte, me drejtim nga kibla dhe thika te jete e mprere mire. Kurbanin eshte mire ta bej vet i zoti, nese jo atehere lejohet ta bej diksuh tjeter ne emer te tij. E pelqyeshme eshte qe thika te mos prehet ne sy te kafshes, pasi tregohets e ne kohen e Omerit r.a njeri po bente kurban dhe po prente thiken ne sy te kafshes dhe Omeri me shkopin e tij nisi ta rrihte duke I thene : A nuk pate vend tjeter ku te mprehje thiken ne sy te kafshes?
A don tja shtosh me shume vuatjet? Kurbanit I vendoset kemba ne fyt dhe ne kete moment themi : Bismilah, Allahu Ekber, O Allah pranoje kete kurban nga une dhe familja ime. Nuk lejohet te behet kurban ne emer te nje te vdekuri pasi kete se ka vepruar as profeti a.s. Nese hedhim nje shikim jetes se profetit a.s mesojme se I kane vdekur shume te aferm, femijet gruaja por nuk ka bere asnjehere kurban ne emer te tyre. Perjashtohet nje rast kane thene dijetaret kur nje person para se te vdes le amanet te behet kurban ne emer tetij dhe amaneti cohet ne fund.
Kujt i jepet kurban ? Ketu ka tre forma. E para kurbani ndahet ne tre pjese, njera mbahet per vete, pjesa e dyte per te afermit dhe farefisin dhe pjesa e trete per te varferit. Forma e dyte eshte qe nese mishi I kurbanit eshte shume I nevojshem per familjen, sic mund te jene familjet e medha dijetaret kane thene se lejohet qe kurbani te mbahet I teri per familjen. Forma e trete eshte qe nese ai qe ben kurban nuk ka nevoje per mishin e kurbanit pra ka mish ne shtepi lejohet ta japi te terin per te tjeret. Theksojme qe nuk lejohet te shitet asgje nga kurbani, as lekura as mishi as leshi asgje dhe nuk lejohet qe te behet pagesa e kasapit me pjese nga kurbani por me leke xhepi ose me mish nga shtepia.
Vlera e kurbanit. Vlera e te berit kurban eshte shume e madhe dhe per kete ka treguar edhe mesuesi I kesaj feje, Muhamedia.s ku thote : Puna mė e mirė qė mund ta kryeje njeriu gjatė kohės sė bajramit tė Kurbanit, e qė pėr All-llahun ėshtė punė mė e dashur, ėshtė derdhja e gjakut tė kurbanit tėnd. Ai (Kurbani) nė Ditėn e Gjykimit do ti afrohet me tė gjitha shenjat e veta. Kjo punė me tė vėrtet i arrinė All-llahut para se tė bjerė pika e parė e gjakut nė tokė.. Po keshtu transmetohet se profeti a.s ka thene se sevapi eshte aq i madh sa qime te kete kafsha ne trup.
Po nese nuk kam mundesi te bej kurban ? Se pari lusim Zotin e madh qe te na e mundesoi qe te bejme kurban vitet e tjera por edhe per kete eshte kujdesur profeti Muhamed a.s, i cili bente dy kurbane dhe te dytin e bente per umetin e tij. Ka thene profeti a.s: O zot ky kurban ėshtė pėr mua dhe familjen time, ndėrsa pėr kurbanin e dytė ka thėnė: o Zot ky kurban ėshtė pėr krejt umetin tim.
Vėllezėr dhe motra tė nderuar ! Kurban Bajrami, si pika festive e pėrfundimit tė adhurimit tė Haxhit, me tė drejtė konsiderohet si akademi vlerash, ndaj le tė shėrben si njė pikėnisje pėr reformim shpirtėror dhe kulturor. Le tė tregohemi, krahas asaj si besimtarė tė sinqertė, edhe qytetarė tė kulturuar. Ju lutem mos lejoni qė smira dhe urrejtja tiu pengojnė nga vizitat e ndėrsjella ndėrmjet vete, mos lejoni qė jetimi tė jetė i tepėrt sot nė familjen tuaj, mos lejoni qė zemrat e prindėrve tu edhe sot tė jenė tė pikėlluara. Shkoni, urojuani festen, puthuani duart dhe shoqėrojini ata. Le tė mbretėrojė paqja, hareja, dashamirėsia kudo sot. Lus Allahun qe te ma mundesoje mua edhe juve te beni kurban per hir te Allahut, Lus Zotin qe atyre qe ua ka mundesuar te bejne kurban ti shenohen sevapet maksimale. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter