Video

12/02/2013 09:19:39

Njė Papė shqiptar nė Vatikan ?

Skandalet, e kaluara dhe vendimi i Papės pėr tė udhėhequr Kishėn Katolike. Sot lėnia e Papatit, pse ? Intervistė me ish Ambasadorin shqiptar nė Vatikan Zef Bushati






Papa Benedikti XVI ka njoftuar sot se do tė largohet nga drejtimi i Kishės Katolike mė 28 shkurt. Si e pritėt largimin e Benediktit ?

Lajmi ishte nje surprize shokuese dhe mosbesues ne momentet e para. A eshte e vertete ? Por mbas njoftimit ne oren 11e46 min, ky lajm ne pak minuta perfshiu te gjitha agjensite me te rendesishme te botes te cilet e konfirmuan vertetesine e lajmit. Ndodhi nje ngjarje me permasa serioze. Kreu i kishes Katolike ne bote, Udheheqesi shpirteror i nje miliard e gjysem besimtareve katolike, mbas 600 vitesh ne historine e papatit jep doreheqje. Papa Benedikti i XVI, pavaresisht nga mosha e tij, u ngjit ne kryq dhe nuk mund te zbriste nga kryqi i gjalle. Ratzinger eshte nje Pape i madh, i mencur, i forte dhe i pergjegjshem per vendimin qe ka marre. Ai mund te qendronte ne krye te Kishes Katolike vetem nese mund ti sherbeje me te gjitha fuqite e shpirtit. Duket se Papa Benedikti kishte filluar ti vinte ne dyshim fuqite e tij.

Papa ne fjalen e tij e shpjegoi ndjenjen e peshės ne detyrėn e Papės, ai e kishte medituar gjatė kėtė vendim dhe e mori atė pėr tė mirėn e Kishės. Papa kishte njė zė solemn por fytyra edhe pse ne dukje e qetė dukej mjaft e lodhur. Mosha e thyer ishte njė nga arsyet e dhėna nga Papa Benedikti XVI pėr dorėheqjen e tij. Vendimi i tij, u pranua nė heshtje tė thellė por mendoj se ne momentin e pare krijoi dhe konfuzion. Po largohet nga kreu i Kishes nje njeri i cili per 8 vite ka transmetuar nepermjet fjaleve te tij inteligjencėn e thellė te besimit, mesazhin e paqes dhe te se vėrtetes, ka luftuar me fenomenet e keqia kudo ku cfaqen ato madje edhe brenda rradheve te prifterinjeve te kishes katolike. Kjo “lufte” 8 vjecare rriti lart emrin dhe autoritetin e Papa Benediktit XVI por duket qe dhe e paska lodhur e drobitur trupin e brishte te 86 vjecarit i cili e coi ne vendimin trondites te doreheqjes qe - siē tha ai, do tė jetė pėr tė mirėn e Kishės Katolike.

A duhet te ndihen besimtaret e zhgenjyer nga kjo doreheqje ?

Mendoj se me shume ndjehen te tronditur. Kjo eshte nje ngjarje historike per Kishen Katolike, por edhe nje shenje e rendesishme qe bota do te ndryshoje. Doreheqja e Papes eshte shume e guximshme. Kam parasysh ketu faktin e rrethanave shendetesore qe perballoi me devotshmeri duke qendruar deri ne fund te jetes se tij ne krye te Kishes Katolike Papa Gjon Pali II. Ne momentin qe zgjidhesh Pape ngjitesh ne kryq dhe aty qendron deri sa ndahesh nga kjo jete per tu larguar ne jeten e pertejme. Megjithate akti i pergjegjesise se madhe qe mori mbi vehten e tij Papa Benedikti XVI-te eshte i admirueshem. E vleresoj si akt fisnik dhe ne lartesine e duhur.Ratzinger e ka ndjere thelle qe nuk e perballon fizikisht, shpirterisht, intelektualisht, nuk i ka forcat e duhura fizike dhe gjykoi per te dhene dorėheqjen e pėr t’i siguruar Kishės Universale njė Pape me te ri ne moshe. Unė kam respekt pėr vendimin e Benediktit XVI. Jam i sigurt se kjo doreheqje ėshtė frymėzuar nga dėshira pėr t'i shėrbyer Kishės deri nė fund dhe pėr t’i siguruar nje tė ardhme me njė lidership tė fortė.

Mendoni se kanė ndikuar skandalet seksuale apo dhe fotot e publikuara ne media ku e tregonin Papa Benediktin ne rinine hitleriane ?

Jo nuk mendoj. Papa Benedikti sic e thashe ka qene nje luftetar i vendosur per te rikthyer rregullat e forta e klasike ne funksionimin e Kishes Universale Katolike. Eshte ai qe riktheu gjuhen latine ne predikimet kishtare, etj. Pikerisht per keto qendrime dhe reforma qe ndermori ne organizimin e kishes u quajt “Papa konservator” Papa Benedikti XVI luftoi kunder cdo cfaqjeje te pedofilise apo te elementeve te tjere qe cenonin moralin dhe autoritetin e Kishes Katolike. Ai deklaroi se mjaft sulme i vine kishes nga jashte por edhe nga brenda dhe mendoj se ketu kishte parasysh pikerisht ato rryma liberale qe nuk pajtoheshin me konservatorizmin e tij. Refleks i ketyre sulmeve qe organizoheshin kunder Papa Bebediktit XVI ishin pikerisht edhe fotomontazhet qe qarkullonin ne interrnet dhe facebook duke vendosur tek fotot e tij kryqin e thyer te nazisteve gjermane. Cfare mund ta lidhte me nazizmin gjerman nje djale te vogel ne moshen 13-14 vjecare. Per kete mund te pyesni ndonje te moshuar ne Shqiperi se cfare i lidhi me fashizmin italian ata djem te rinj te moshes 13-14 vjecar qe i cuan si “balila” ne Italine fashiste te Musolinit.

Kush ėshtė kandidatura me e mire e mundshme per ta zevendesuar ?

Se kush eshte kjo kandidature eshte shume e veshtire te dihet e te mesohet. Une kam qene ambasador ne Vatikan ne kohen kur ndrroj jete Papa Gjon Pali II dhe nuk arrita ta marr vesht kandidaturen edhe pse isha mjaft kurioz. Qarkullonin mjaft emra kardinalesh por asnjeri prej tyre nuk u zgjodh.

Ju keni qenė ambasador nė Vatikan. Si e njohėt dhe cilat kanė qenė pėrshtypjet rreth figurės sė tij ?

E kisha takuar edhe me pare Kardinalin Ratzinger mbasi ishte dekani i Kolegjit te Kardinaleve. Nje njeri i mrekullueshem qe me thjeshtesine dhe modestine e tij te krijonte nje marredhenie te ngrohte qe te dukej se kishe vite qe e kishe njohur. Edhe kur e takova si Papa Benedikti XVI –te konstatova po te njejtin njeri qe kisha njohur edhe me pare. I thashe se kemi besim tek ju qe marredheniet me Shqiperine do te forcohen edhe me shume,e ai me buzeqeshjen e tij karakteristike me siguroi se kemi shume pune per te bere se bashku. Nje intelektual i larte i niveleve boterore,nje personalitet qe ka firmosur me veprat e tij vizionet per te ardhmen e Kishes Katolike,nje Pape qe gdhendi emrin e tij ne historine e papatit.

Nga takimet qė keni pasur, a ka pasur informacione rreth Shqipėrisė ?

Pergjigje: Natyrisht qe kishte informacione te detajuara rreth te gjitha proceseve dhe zhvillimeve ne Shqiperi. Kishte shume deshire qe ta vizitonte Shqiperine. Ka dhene mbeshtetjen e tij per proceset e integrimit te Shqiperise ne Europe si dhe te antaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Ēfarė vendi zė Shqipėria nė Kishėn Katolike nė Vatikan?

Vendi yne eshte vendi i nje pjese te rendesishme ne historie midis dy vendeve tona. Shen Pali Apostull gjate rruges qe beri nga toka e shenjte per te perhapur krishterimin se pari ndaloi ne Durres ne Iliri e me pas kaloi detin per ne Itali. Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti ka marre nga Selia e Shenjte titullin me te larte “Atlet i Krishtit”. Nje shenjt, Shen Pelini eshtrat e te cilin se fundi prehen ne kishen katolike ne Durres. Dhe ne ditet tona gruaja gjigande me shtat te vogel qe u kthye ne simbol te paqes ne bote me cmimin nobel per paqe Nene Tereza. Kemi edhe nje Pape shume te rendesishem ne shqiptaret, Papa Klementi XI-Albani (1700-1721)

Mendoni se eshte e mundshme qe te rikthet ne krye te kishes serish nje shqiptar ?

Kisha Katolike Shqiptare shtrihet ne Shqiperi, ne Kosove, ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni. Mendoj se se pari ne shqiptareve na takon te kemi nje Kardinal.

HermesNews - ©2013