Video
20/06/2013 10:43:12
Midhje me uzo dhe spec djekës
nga Chef Renato Mekolli
Sekretet e aromave të Renatos Përbërësit: 1 kilogram midhje të pastruara, 50 ml uzo, 1 spec djekës, 1 qepë e vogël e grirë, 3 thelpinj hudhrash, pak kopër dhe 2 limona lëng.
Përgatitja: Në një tigan vendosim vajin, qepën, specin, hudhrat, e lëmë në zjarr të avashtë për 3 minuta. Më pas vendosim midhjet me uzon dhe e lëmë aq sa të fillojnë midhjet të hapen, sapo të jenë hapur vendosim limonin dhe kopren me pak piper. Kujdes mos vendosni kripë pasi midhjet janë me shijen e detit dhe kanë vetë krië. Ju bëftë mirë !