Video
14/11/2014 12:28:54
De Biazi per ndeshjen e sotme
Shqiperia do te zhvilloje dy miqesore luksi, me 14 nentor ne Renes kunder Frances dhe ne 18 nentor ne Genova kunder Italise
TIRANĖ - Sot ne oren 20.45, ne stadiumin Route De Lorient ne Rennes, do te luhet ndeshja miqesore France - Shqiperi, ne kuadrin e pergatitjeve per Euro 2016, qe do te organizohet ne France. Trajneri i perfaqesueses shqiptare te futbollit, italiani Gianni de Biazi dhe kapiteni i saj, Lorik Cana, e kane vleresuar shume kundershtarin. Sipas De Biazit, Shqiperia do te zhvilloje dy miqesore luksi, me 14 nentor ne Renes kunder Frances dhe ne 18 nentor ne Genova kunder Italise. Jane dy ndeshje miqesore te nje niveli shume te larte ndaj duhet perqendrim dhe mjaft kujdes. Ne duhet te ruajme vlerat e lojes qe kemi prodhuar nepermjet ketij grupi lojtaresh, eshte shprehur trajneri i perfaqesueses shqiptare. Ndersa kapiteni Cana ka theksuar se per ne e sidomos per lojtaret e rinj qe nuk kane shume histori ne kete grup, keto ndeshje jane shume te rendesishme, jo vetem se po luajmė kunder ekipeve dhe lojtareve me emer, por edhe sepse nepermjet tyre skuadra rritet dhe forcohet. Ne prag te ndeshjes, trajneri i Francės, Didier Deshamp, eshte shprehur pozitivisht per ekipin perfaqesues te Shqiperise. Nder te tjera, ai ka vleresuar forcėn e grupit si dhe faktin qė shumica e tyre luajnė nė klube cilėsore tė Europės, si ne Itali apo Zvicer.