Video
15/09/2014 16:09:45
OSBE kërkon gjithëpërfshirje
Është shumë e rëndësishme që gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara të jenë pjesë e dialogut social
PRISHTINЁ - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, i bëri thirrje institucioneve që të sigurojnë pjesëmarrje më të madhe të grave, të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara në proceset e politikbërjes e vendimmarrjes dhe inkurajoi organizatat e shoqërisë civile, që të avokojnë për nevojat e këtyre grupeve. "Është shumë e rëndësishme që gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara të jenë pjesë e dialogut social dhe të marrin pjesë në hartimin e legjislacionit, miratimin e buxheteve, dhe ndarjen e resurseve publike", tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger. “Pa pjesëmarrjen e tyre në këto procese kyçe të vendimmarrjes dhe politikbërjes, ne nuk mund të flasim për mundësi të barabarta për të gjithë”, shtoi ai dhe premtoi mbështetje të mëtejshme të Misionit në proceset e demokratizimit në Kosovë. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.