Video

19/08/2014 15:59:59

Ha floket e qenushit te saj

Per 2 vjet ka ngrene mbi 1000 topa me floke




KINE- Nje 27 vjecare nga provinca Heilongjiang ka deklaruar se “i pelqen te haje qimet qe mbulojne trupin e qenit”. Sipas saj, kjo vjen per shkak te presionit te madh qe ka cdo dite ne pune. Deri tani, 27 vjecarja shton se ka ngrene mbi 1000 topa me floket e qenit per 2 vjet.

Wang Jing, thekson se eshte e dashuruar pas kafsheve dhe para pak kohesh dha doreheqjen nga puna vetem per t’iu perkushtuar mirembajtjes se qenerve. Deshira per te konsumuar floket e qenit nisi kur ajo bleu ne nje dyqan kafshesh nje qenush 4 vjecar te cilin e quajti “Kuku”, pikerisht pasi u diplomua.

Jing, nenvizon se tashme eshte bere zakon qe te haje floket e qenit ne mbremje dhe kete ka nisur ta beje qe dy vjet me pare, pasi nisi nje diete te forte per shkak edhe te presionit te punes. Nje dite pasi i kishte bere dush qenushit te saj, pa se floket e tij kishin nje arome te mire. Provoi te kafshonte majen e disa prej flokeve dhe pa se i pelqeu shija. Qe prej asaj dite, ngrenia e flokeve te qenit eshte bere dicka “e parezistueshme”.

“Jane te embel si cokollate. Kam ngrene mbi 1000 topa me floke gjate dy viteve te fundit, veprim i cili nuk me ka sjelle asnje problem deri tani, pervecse me pelqen jashte mase per shkak te shijes qe ka”, ka deklaruar Wang Jing.

Ajo ka blere nje seri veshjesh per qenin e saj dhe thote se ka deshire te behet nje eksperte ne moden e kafsheve. Madje, aktualisht po pergatitet per te hapur nje dyqan per veshje qensh dhe ka shume besim per te ardhmen e qenushit, vetes dhe biznesit qe po pergatitet.

Edison Myrteza