Video
24/06/2014 13:46:24
50 mije Euro nga Michael Schumacher
Del ne shitje kartela shendetesore e pilotit
FRANCE- 50 mije Euro. Ky eshte cmimi qe eshte vendosur si oferte ndaj shtypit per kartelen shendetesore te Michael Schumacher, kartele e vjedhur gjate kohes qe sportisti ndodhej ne spital qe prej 29 dhjetorit, kur kampioni ra ne gjendje kome pas perplasjes se kokes gjate skijimit ne France.
Lajmi eshte bere i ditur nga nje dokument i shperndare per familjaret dhe menaxherin e pilotit te Formula 1. Keta te fundit kane deklaruar se do te kete sanksione shume te renda ligjore nese kartela publikohet ne media.
Persa i perket karteles mjekesore te pilotit, kjo e fundit u eshte ofruar mediave ne Britani, Gjermani, France dhe Itali. Fakti eshte sinjalizuar nga familja e cila ka vene ne djeni policine. Nuk eshte e sigurt nese te dhenat jane te verteta dhe nese kartela eshte origjinale qe nga spitali ne Grenoble ku piloti u shtrua menjehere pas aksidentit apo ne Lozane, ku u ndoq me mjekim te forte per rehabilitim.
Prej disa ditesh, te dhenat e vjedhura jane ofruar ne shitje. Oferta ka te beje me te dhena personale te Michael. Por tani per tani nuk mund te themi se keto te dhena jane te sakta. Por mund te sigurojme se dokumenti eshte vjedhur. Vjedhja eshte sinjalizuar ne polici. Autoritetet jane te perfshira ne kete proces, ka thene Sabine Kehm.
Promo