Video
07/06/2014 12:37:11
Gea Sport tërhiqet nga gara
Njoftimi në facebook, i urojmë suksese pronarëve të rinj të vllaznisë
SHKODER - Pas heshtjes nga ana e kryebashkiakut të shkodrës Lorenc Luka, Gea Sport tërhiqet përfundimisht nga gara për blerjen e skuadrës së Vllaznisë. "Mendoj se është e drejtë t'i uroj Z. Fushaj dhe Z. Grima sukses në drejtimin e skuadrës së madhe të Vllaznisë së Shkodrës në suksesin që meriton. Gea Sport SA dhe ortakët e tij do të shohin mundësinë e blerjes së skuadrave të tjera në tregun shqiptar", përfundon njoftimi në faqen zyrtare të facebook-ut që mban firmën e përfaqësuesit Roberto NAVA.