Video
21/05/2014 15:31:51
Çomlek me zog fshati dhe kumbulla
nga Brunhilda Çela
Sekretet e aromave të Brunhildës Për dy racione një zog rreth 900 gr -1 kg. Dy kofshët dhe gjoksin për çomlekun, pjesët e tjera i zjeva e nxora 650 ml lëng mishi. 600 gr qepujka të qëruara, pak piper i kuq, rreth 1 filxhan kafeje pure domateje, lëng zogu rreth 650 ml, verë kumbulle 150 ml ose një verë tjetër sipas dëshirës, kripë, piper, pak kanellë, karafil, 1 gjethe dafine, salcë kumbullash jeshile, një dorë kumbulla të thata, nja 5-6 kumbulla jeshile, kokrra piperi, 1 lugë gjelle jo plot miell, trumëz limoni në fund fare (shkon shume me këtë lloj çomleku), vaj ulliri, 2-3 thelba hudhra. E zien në tavën e baltës më kapak rreth 1 orë në furrë në temperaturë 200 gradë (fotot e përgatitjes).