Video

15/03/2014 18:11:35

Akullore manushaqesh

nga Brunhilda Ēela






Sekretet e aromave tė Brunhildės Per kete akullore mu deshen: 80 gr lule manushaqesh, 400 ml qumesht, 400 ml krem pana, sheqer 130 gr sheqer plot (varet edhe sa te embel e doni), 50 gr do vini tek lulet dhe 80 gr duhen tek qumeshti qe do perziejme me pluhurin per akullore, 100 gr Eisbasis.

Shurupin qe pergatitem me lulet dhe sheqerin, pak arome manushaqeje 2 pika, kete e kam blere perdoret per bombona, torta etj etj.... arome natyrore manushaqeje qe perdoret ne ushqim.

Pergatitja: Manushaqet i presim me thike dhe u shtojme sheqerin, i leme gjithe naten, une i vura edhe shume pak limontoz ndihmoi ne nxjerrjen e lengut.

Perziejme sheqerin me pluhurin per akullore Eisbasis (eshte nje emulgator qe ben qe akullorja te jete kremoze dhe mos te krijoje kristale ne ngrires e perdorin edhe pasticerite per te bere akullore). Hidheni tek qumeshti dhe perziejeni bashme me lengun e manushaqeve qe e keni kulluar ne nje site.

Shtoni edhe dy pika arome manushaqeje. Rrihni kremin pana sa te behet krem dhe shtojani mases. Vereni ne ngrires rreth 5-6 ore dhe e keni gati per t'u servirur. Po keshtu mund te beni edhe akullore me petalet e trendafilit aromatik.

HermesNews - ©2014