Video

11/03/2014 12:02:52

Ivanoviç transferohet në Mitrovicë

EULEX njofton se Trupi shqyrtues theksoi se ky vendim duhet të ekzekutohet menjëherë, ndërsa planet janë duke u bërë për këtë transferim






PRISHTINE - Një trup shqyrtues i gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës konfirmoi vendimin e gjyqtarit të proçedurës paraprake lidhur me transferimin e Oliver Ivanoviçit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

EULEX njofton se Trupi shqyrtues theksoi se ky vendim duhet të ekzekutohet menjëherë, ndërsa planet janë duke u bërë për këtë transferim. Në vendimin e parë të gjyqtarit të procedurës paraprake, ishte vlerësuar se nuk ekzistonte ndonjë rrezik i natyrës së sigurisë për ta mbajtur Oliver Ivanoviçin të paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Gjatë procesit ankimor, trupi shqyrtues vërtetoi se nuk ka arsye ligjore që e parandalojnë transferimin e Oliver Ivanoviçit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, përfundon njoftimi i sapodërguar.

Në 27 shkurt njoftohej se gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë kishte aprovuar kërkesën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe urdhëroi zgjatje dymujore të paraburgimit për Oliver Ivanoviç. Paraburgimi është urdhëruar fillimisht nga Gjykata Themelore e Mitrovicës pas arrestimit të Ivanoviçit në 27 janar 2014. Ai është i dyshuar për krime të luftës dhe vrasje të rëndë.

Në 28 janar, EULEX njoftonte se me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga PSRK, një gjykatës ndërkombëtar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës kishte urdhëruar një muaj paraburgim. Oliver Ivanoviçin është politikan serb nga Mitrovica.

HermesNews - ©2014