Video

22/02/2014 10:42:17

Shkaterrohet 'Ditari i Anna Frank'

Librarite japoneze pjese e nje skandali te madh






JAPONI- “Me teper se 260 kopje te ditarit te Anna Frakut, jane demtuar dhe grisur ne disa librari publike ne Tokio te japonise”, kane thene zyrtaret. Faqe te ndryshme te librit jane grisur dhe demtuar ne me teper se 265 kopje te ditarit dhe te disa librave te tjere historike te lidhur me Frankun.

Nuk dihet se kush ka dore pas ketij akti vandal. Nje grup hebraik per te drejat e tyre ne SHBA, eshte thirrur ne polici per t’u pyetur dhe hetuar per ngjarjen. “Ditari i Anna Frank” eshte shkruar gjate Luftes se Dyte Boterore, gjate kohes kur vajza u fsheh gjate pushtimit nazist te Amsterdamit. Ky liber e beri shume te famshme ate, si simbol i rrefimit te vuajtjes se hebrenjve gjate luftes.

Per shume japoneze, libri jep njohuri te shumta dhe baze per holokaustin ndaj hebrenjve. Por cila do te kete qene arsyeja e demtimit te librit te njohur, ende ngelet e pazbuluar tani per tani.

Toshihiro Obayashi, nje zyrtar i librarive ne zonen Suginsami ne perendim te Tokios, deklaron se “cdo liber qe vjen nen emrin e Anna Frankut eshte demtuar ne librarite tona”. Qendra Simon Wiesenthal, nje organizate per te drejtat e hebrenjve, ka theksuar ne nje deklarate se “eshte e shokuar per ngjarjen ne fjale dhe ka kerkuar nga autoritetet qe e ngrihet nje hetim i shpejte”.

“Historia e Anna Frankut eshte studiuar nga miliona japoneze. Vetem njerez te painteresuar per historine dhe qe jane inatcinj duan te shkaterrojne historine e kesaj vajze te njohur”, ka thene nje historian amerikan ne Tokio.

Ditari i Anna Frankut eshte perkthyer ne gjuhen japoneze ne dhjetor te vitit 1952 dhe direkt eshte renditur nder librat me te shitur nje vit me pas. Prfesor Rotem Kowner, nje ekspert i historise dhe kultures japoneze ne Universitetin Haifa ne Izrael, ka thene se “libri eshte pelqyer dhe shitur shume mire ne Japoni”.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza