Video
07/02/2014 12:51:44
Eurovizioni me rregulla te reja
Denim me 3 vjet mospjesmarrje per shkelesit
KOPENHAGEN - Vendet te cilat do te votojne njera-tjetren ne Festivalin Europian te Kenges do te denohen me mospjesmarrje deri ne tre vjet, kane thene organizatoret. Deklarata ndjek hetimin e nisur nga blerja e votave qe Azerbajxhani beri nje vit me pare ne Malmo te Suedise.
Transmetuesi i Perbashket Europian EBU, deklaroi se nuk ka patur asnje dokument nga Ictimai Tv qe ka deklaruar votat jo sipas votimit te publikut. Hetimi nisi menjehere pasi Azerbajxhani nuk morri asnje pike nga fqinji rus.
I takon presidentit azerbajxhan Ilham Aliyev te kerkoje nisjen e hetimit, pasi tradicionalisht ish-republikat sovjetike kane votuar per njera-tjetren. Madje, ka nisur nje hetim edhe per Lituanine e cila dyshohet fuqishem se ka ndihmuar per perfaqesuesin e Azerbajxhanit.
Ashtu si edhe klubet e futbollit ne pergjithesi per denimet e ardhura nga fansat e tyre, ne do te hetojme dhe do te japim denime. Llogaritjet e transmetuesve pjesmarres do te jepen te sakta dhe do te jete pergjegjesia e tyre disiplinore dhe e denuar nga ana jone nese shihen parregullsi ndaj perfaqesusit te tyre, ka thene Frank Dieter Freiling, shef i grupit te references.
Drejtori i Pergjithshem i EBU-se, Jon Ola Sand, shton se eshte detyre e jona te bejme me te miren per te rregulluar problemet. Ne e dime se shikuesit ne Europe duan nje rezultat te rregullt per perfaqesimin me te mire, por gjate festivaleve te fundit kemi pare se ka patur shume padrejtesi. Eshte detyra jone qe ti them stop dhe ti ndalojme keto padrejtesi.
Rregullat e reja do te ndiqen nga deklaratat e dhena ne muajin shtator nga ku deklarohet se juria e cdo vendi nuk do te jete e njejta per cdo pjesmarrje, ne menyre qe te rritet besueshmeria dhe dhenia e transparences. Identiteti i jurise, e cila ka ne dore 50 per qind te votave te vleresimit perfundimtar, nuk do te behet e ditur deri ne perfundim te nates finale. Kete vit, Festivali Europian i Kenges do te zhvillohet me 10 maj ne Kopenhagen.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter