Video

08/01/2014 17:28:02

Vllaznia nuk po pėrdoret politikishtė z.Radovani

Bashkia Shkodėr ka reaguar sot pėrmes njė deklarate pėr shtyp nė lidhje me disa deklarata tė bėra njė ditė mė parė nga Prefekti i Qarkut Shkodėr, z. Paulin Radovani nė lidhje me fondet e pėrdorura nga ky institucion pėr ekipin e Vllaznisė








SHKODER - Bashkia Shkoder ka reaguar sot nė njė deklarat pėr shtyp ndaj fjalėve tė thėne dje nga prefekti i Qarkut Shkoder Paulin Radovani pėr keq drejtimin e klubit te futbollit tė Vllaznis nga Bashkia Shkoder si dhe mungese fondesh pėr ekipin.Ja deklarat pėr shtyp e bashkisė:

Jemi tė detyruar tė bėjmė njė deklaratė tė tillė pėr tė hedhur dritė mbi disa tė pavėrteta, tė serviruara nė media njė ditė mė parė , nga prefekti i qarkut Shkoder, Paulin Radovani.
Bashkia Shkoder e mori pėrsipėr menaxhimin e ekipit tė futbollit Vllaznia, krahas tė gjitha detyrave dhe obligimeve tė tjera nė shėrbim tė qytetarėve , nė njė moment tė vėshtirė pėr kėtė ekip, me pėrgjegjėsinė e saj morale dhe institucionale, pasi Vllaznia ėshtė njė emer dhe njė histori pėr qytetin e Shkodres.
Gjatė kėsaj periudhe qė Vllaznia menaxhohet nga Bashkia , ne kemi qenė tė hapur dhe po vazhdojmė kontaktet dhe tratativat me biznesmenė tė ndryshem , qoftė pėr tė kontribuar si donatorė, apo pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e drejtimit tė klubit tė futbollit, por gjithmonė nė pėrputhje me ligjet nė fuqi.
Nė lidhje me deklaraten e prefektit tė Shkodres, Radovani njė ditė me parė, ku ai akuzonte bashkinė se po shpėrdoron fondet e qendrave sociale pėr ekipin e futbollit, duam tė sqarojmė se: “Fondet e qendrave sociale, shtėpi fėmijesh, apo tė moshuarve akordohen nga qeveria qėndrore me destinacion dhe janė tė parashikuara nė grantet e kushtėzuara. Kėto fonde, menaxhohen nga ministria e mirėqėnies sociale dhe rinise , ndaj askush nuk ka tagrin qė ti prekė ato, duke ndryshuar destinacionin e tyre, sipas interesave tė njėrit apo tė tjetrit .
Ju faleminderit!
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Arbėr Mecenovi