Video
02/01/2014 14:29:43
Bashkia e Shkodres ne medyshje
Bizneset kerkojne drejtimin e Vllaznise
SHKODER- Ky fund viti ka sjelle lajme positive ne kampin shkodran te futbollit, persa i perket bizneseve te interesuara per Vllaznine. Dalin emrat e pare qe kerkojne te investojne tek klubi shkodran. Valer Fusha dhe Shefqet Kastrati, te cilet jane shume te njohur nga ambjenti shkodran. Ata jane shprehur te gatshem per te investuar tek Vllaznia, duke dashur qe te jete nje skuader kampione dhe qe kerkon marrjen e ketij titulli.
Te dy biznesmenet kane vendosur disa kushte, te cilat jane pare te arsyeshme nga klubi sportiv. Per ta duhet qe Vllaznia te jete me shifren 0 borxhe nga e kaluara. Ndarja e aksioneve te jete 51 per qind biznes dhe 49 per qind Bashkia Shkoder
Aktualisht, pritet fillimi i vitit 2014, per te zbuluar te rejat me te fundut nga kampi shkodran i cili drejtohet nga Lorenc Luka, i cili eshte njekohesisht edhe kryebashkiaku i Shkodres.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter