Video

23/12/2013 12:46:51

'Fucking', emri i fshatit austriak

Shkak per regjistrimin e filmit 'Bad Fucking'





AUSTRI- “Fucking”, keshtu quhet nje rajon ne austri me mbi 100 vete. Eshte kaq i vogel, por kaq i famshem ne te gjithe boten. Madje eshte bere shkak edhe per regjistrimin e filmit “Bad fucking” nga Anna Hots. Ndermarje, shtepi, livadhe te gjelbera dhe bageti, eshte pikerisht vendi ku ndodhet ky fshat, i cili eshte ne kufi me Bavarine.

“Fucking” ne gjuhen gjermane nuk ka asnje kuptim, por ne anglisht do te thote “te besh seks”. Eshte nje fjale shume e perdorshme ne anglisht. Per shkak te emrit, fshati eshte bere subjekt per nje spektakel amerikan gjate te cilit prezantuesi Graham Norton ka telefonuar live ne transmetim zyren turistike austriake, duke kerkuar informacione ne lidhje me origjinen e emrit.

Por jane turistet amerikane dhe ata angleze te cilet pershkruajne kilometra te tera vetem per te bere nje foto prane tabeles qe shenon edhe fillimin e rruges se fshatit. Mesohet se deri tani, tabela eshte vjedhur 13 here. Banoret e fshatit jane te habitur nga kuriozet e shumte te cilet shkojne atje dhe jo pak here kane menduar ta nderrojne emrin e zones. Zona quhet keshtu qe nga viti 1070-te dhe mendohet se emri duhet te jete vene nga themeluesi i zones i quajtur Focko.

Megjithate, fshati ka dhene idene per filmin “Bad Fucking”, duke mberritur neper kinemate austriake ne daten 20 dhjetor. Por Fucking nuk eshte vetem nje emer i cuditshem ne nje gjuhe. Ne Pennsylvani gjendet nje rajon me emrin “Intercourse” qe do te thote “raport seksual. Ne shtetin e Georgias ndodhet fshati me emrin “Climax” ose “orgazme”, ndersa ne Colorado ndodhet zona me emrin “Dick”.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza