Video

20/11/2013 17:52:25

Facebook njeh Kosoven shtet te pavarur

Ish kryeministri shqiptar falenderon Zuckerberg






TIRANE - Te dashur miq, nje lajm shume i gezueshem erdhi keto dite per te gjith qytetaret e Kosoves ne teresi, miqte tane te FB ne veēanti por dhe mbare kombin shqiptar. Flamuri i Kosoves se pavarur valevitet tani krenar ne seline qendrore te Facebook. Tani perdoruesit qe do vendosin vendodhjen e tyre ne faqe do te kene opsionin Prishtina, Kosova. Njohja nga FB si shtet i pavarur eshte nje arritje historike per Kosoven. Facebook vertet nuk eshte nje vend i pavarur me nje vote ne OKB por eshte superfuqia numer nje e komunikimit ne bote. Keshtu qe tani rrjeti social i FB, me mbi 1 miliard perdorues, paraqet nje platforme te shkelqyer qe do te ndihmoje miliarda njerez ne bote per te kuptuar se Kosova e pavarur eshte nje realitet i padiskutueshem ne zemer te Europes. Mirenjohje te thelle z Mark Zuckerberg dhe bordit te Facebook per vendimin e tyre historik per Kosoven! Urime Kosove, Urime miq te rrjetit tone ne Kosove! sb

Sali Berisha