Video
02/11/2013 16:20:12
Ne Shqiperi me 200 km ne ore
Udhetim neper Shqiperi nga Raffaele Nigro
TIRANE- Nje rruge e vogel pasagjeresh qe eshte ne rradhe per kontrollin e sigurise nga ku policia pranon prej italianeve vetem karten e identitetit. Shqiptaret duan te ndihen europiane dhe presin ratifikimin e nje realiteti te faktuar. Kete ia kishte premtuar Sali Berisha popullit te tij edhe pse nuk arriti ta mbaje premtimin.
Aerporti nderkombetar eshte ndertuar me ndihmen financiare te emigranteve, madje edhe me ndihmen e amerikaneve, austriakeve dhe franko-gjermaneve apo edhe perseve me fondet e ardhura nga Emiratet Arabe, te cilet kane ndihmuar ne ndertimin e spitaleve dhe xhamive. Tirana eshte nje grup besimesh. Miku im Fatmir Toci me rrefen modernizimin e aeroportit, kafenete, dyqanet. Me kujtohet mberritja ime e pare ne Rinas ne vitin 1990. Me dukej vetja si nje hangar, ne nje dhome te ndare nga Sigurimi dhe pa asnje pasagjer.
Tashme asfalti me kater korsi qe lidh Tiranen me Rinasin eshte populluar nga suvet japoneze, BME-te dhe Mercedezat, por edhe nga Fiatet dhe disa makina franceze. Nje trafik qe jep imazhin fals te nje pasurie te vendit. Sipas Fatmirit, ka levizje te mire te ekonomise. Nuk lashe pa u larguar nga aerporti duke pare duart qe te pershendesin nga statuja e Nene Terezes se Kalutes. Statuja e saj tashme ka zevendesuar ate te Leninit, Stalinit dhe Enver Hoxhes.
Nisemi drejt Krujes, qyteti i Skenderbeut. Direkt edhe ne tregun turk ne kerkim te suvenireve. Shitesit e njohur te nje kohe me pare jane zevendesuar me tavolina te cilat shesin libra shkollore dhe materiale kineze. Nuk gjej me librat e kuq te Enver Hoxhes qe deri ne fund te vitit 1991 ishin objekti i vetem qe shitej neper kioska. Partia e Punes per te cilen kishin shkruar edhe poetet e medhenj si Dritero Agolli dhe Ismail Kadare nuk ekzistonte me, a thua se nuk ka ekzistuar.
Duke nisur qe pas largimit te vitit 1991, ketu gjithcka ka ndryshuar me shpejtesi te madhe. Jane ndetuar bare, piceri, dyqane. Edhe neper zonat me provinciale, grate kane nisur te dalin per kafe, veshin veshje moderne dhe minifunde, ndersa romet gjithnje te varfer i gjen te pastrojne rruget. Nga Kruja shkojme ne Lezhe. Edhe ky kryeqytet i kohes se Skenderbeut. Ketu heroi humbi ne vitin 1467 per shkak te vdekjes nga malaria, ndersa muzeu te fton mes mbetjeve te nje katedraleje te shkateruar nga Hoxha. Fatmir Toci do te pershendese shoket e partise. I ka gjithandej.
Duhen 50 kilometra per te mberritur ne Shkoder. Ketu influencimi italian ka lene nje te folur qe e quajne gege te cilin nuk e gjen ne jug, ku afersia me Greqine ka prodhuar dialektin tosk. Ne mbremje nisemi drejt Durresit mbi brigjet e Adriatikut. Makinat fluturojne me 200 kilometra ne ore. Mbas nje fare kohe, para se te hysh ne qytet nis nje trafik i dendur qe po e cmend shoferin. Qyteti eshte nje periferi e pafund me hotele dhe ndertesa aq te shumta, saqe ka ngelur vetem pak metra plazh.
Tashme eshte koha per tu pershendetur dhe per tu nisur drejt jugut, ne Vlore. Qyteti eshte i gjelberuar sic eshte edhe Tirana, ndersa bregdeti eshte i mbushur me palma. Por ndjenja eshte si nje kantier i hapur. E gjithe Shqiperia eshte nje kantier dinamik dhe e pandalshme me restorante, dyqane, rruge, furnizues karburantesh, e shume te tjera.
Ne njerin nga restorantet e Vlores, nje grup duke kenduar kenge popullore, eshte duke pritur per te festuar ndaj ardhjes se deputetit Toci dhe shkrimtarit italian. Nisin direkt me rapsodi te vjetra dhe te ofrojne mishin e qengjit te fresket, e cila eshte si tradite per respekt dhe urim.
Per te fjetur shkohet ne Llogara, disa mijera metra lartesi. I ftohti ketu pret ngrohtesine e bregdetit. Ne pak vjet, jane rritur dyqanet provizore si dhe nje markato e madhe ku qytetaret shesin bulmet dhe fruta. Rrikthehemi ne det. Me frikesojne rruget me kthesa qe ndodhen ne Ballkan neper Jon, nje det blu dhe i bukur. Drekojme ne Livadh. Hame sallate greke, kallamare te ferguar, xaxiq dhe perime. Nje marrveshje jo e shkruar me marimanret pulieze, shpjegon se peshkatraet shqiptare pasi peshkojne ne det, ua shesin peshkun italianeve nga ku del ne tregun italian. Plazhistat qe sheh nuk jane shqiptare, por bullgare dhe polake. Europianet i imagjinojne shqiptaret me valixhe ne duar dhe duke u sulur te gjithe si refugjate neper gomone. Pikerisht kjo nuk e terheq turistin, thekson pronarii restorantit ku po drekojme.
Nga Himara i afrohemi nje rruge qe ne Ballkan eshte jashte mode. 11 kilometra rruge tmerr, qe me fuoristrade mund te fluturosh nga levizja ne cdo meter. Edhe ketu kemi ndaluar ne nje fshat me banore te cilet duket se jane jashte botes civile. Berisha ka permiresuar situaten rrugore ne veri, pjese e zones se tij elektorale dhe ka harruar jugun ku elektorati socialist nuk e do, tregon njeri nga fshataret. Ketu nuk i cojne dot produktet ne qytet apo te mberrish ne spital ne kohe per shkak te mungeses se rrugeve. Shtepite e boshatisura te fshatit Kuc ndodhen nen shpatin e malit.
Nga Kuci, sic ka dashur Zoti zbresim ne Borsh dhe kthehemi ne modernitet. Marrim nje kafe ne nje bar shume te bukur. Vazhdojme udhetimin per te perdunduar ne Sarande, qyteti i bukur per nje vije bregdetare te pasur me dyqane. Edhe hoteli yne ndodhet ne nje pozicion te mrekullueshem ne bregdet. Eshte nje Shqiperi tjeter. Kam mberritur ne vitin 1990 ne zemer te sistemit komunist dhe kisha nje impakt shume te cuditshem me njerezit nga menyra e te parit, dyqanet e boshatisura, friken e te shprehurit nga koleget gazetare dhe shkrimtare, pak makina dhe shume bicikleta te mberritura nga Kina. Tashme eshte kthyer jeta dhe restorantet jane te mrekullueshme.
Nen nje diell te nxehte vizitojme Butrintin, nje Pompei te murosur. Ciceronia qe na shoqeron ka studiuar arkeologji ne Itali dhe na tregon per mbijetesen e kultures, duke nisur qe nga ajo ilire. Por ka shume per te zbuluar. Ketu nuk perfundokan surprizat e rigjetjeve, pasi ne vitin 2005 nje grup arkeologesh bolonjeze kane zbuluar nje statuje romake mermeri.
Nisemi per ne Korce, te ftuar nga Muzeu Kombetar i Artit Mesjetar. Jane zhdukur me mijera ikona nga dhuna e pushtetit te Enver Hoxhes. Gjashte shekuj historish te artit dhe piktures qe nisin nga vitet 300 dhe qe prekin rilindjen e Onufrit dhe shkollat e 700-tes ne Shqiperi dhe Greqi. Por nuk mund te mos shkoj ne Voskopoje, 11 kilometra nga Korca ku ndodhen kishat dhe manastiret e Shen Xhovanit te shekullit te 17-te dhe Shen Nikolles te shekullit te 18-te. Jane nen renim total me ikonostase te pasura dhe here pas here diku nderyhet per te ruajtur mrekullite e te shenjteve.
Kalojme me pas buze liqenit te Ohrit duke mberritur ne qytetin e fortifikuar te Elbasanit dhe kthehemi ne Tirane. Nje tunel i gjate qe perfundimisht ka shkurtuar distancen mes qytetit turk dhe kryeqytetit. Tirana eshte bosh tek sheshi Skenderbej. Ketu kane zbrutur gjate 20 vjeteve te pakten 500 mije banore nga zonat fshatare dhe te tjera te vendit, duke e cuar numrin e popullsise ne gati nje milion. Asgje e vjeter, madje edhe asnje pjesez. Duken gjurmet e nje keshtjelle. Nga Blloku i vjeter, zona e nomenklatures se Enverit vjen muzika e pub-eve dhe diskotekave qe shpjegojne si eshte zemra e te rinjve teksa i sheh edhe ne qytete si Parisi, Berlini dhe Kopenhagen me nje deshire per te jetuar edhe naten dhe per ta ndjere trupin dhe shpirtin ne modernitet.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter