Video

30/10/2013 07:56:18

Pergatitja dhe konservimi i ullinjve per dimer

nga Brunhilda Ēela






Sekretet e aromave tė Brunhildės Ka shume menyra (foto) ndoshta dhe shume metoda per pergatitjen e ullinjve, une po ju jap sipas menyres qe i bej une. Me pelqejne ullinjte e vegjel ata qe jane per vaj dhe zakonisht vetem keta ullinj pergatis.

Ne fillim ullinjte une i shtyp me nje gur nje nga nje. Nuk me pelqen as ti ē'poj e as ti pres me thike, pasi nuk esht e njejta shije per mua. Pastaj i shperlaj dhe i fus ne nje kove me uje te ftohte.

Ua nderroj ujin ēdo dite ose dy here ne dite kete proēes e perserisni disa dite varet edhe sa te hidhur i doni ullinjte, mua me pelqejne me pak hidherim. Pra nje 3-4 dite e perserisim kete proēes, disa e bejne 1 jave por une mendoj nuk eshte e nevojshme se edhe kripa ua heq hidherimin, pas ēdo derdhje te ujit mua me vjen keq me duket se te gjitha vlerat qe ka ulliri i hodha bashke me ujin, biles sot e piva nje gote nga ai len i hidhur.

Pastaj do pergatisim shelliren, pra i fusim ne uje me kripe per 1 l uje mjaftojne 2-3 luge gjelle plot me kripe. Tek shellira i futet edhe lekure limoni, ose portokalli ose te dyja bashke te perziera por duhet te jete limon e portokall biollogjik te cileve u perdoret lekura.

Gjithashtu mbaj mend qe mami im i vinte edhe presh brenda. Kjo eshte metoda qe kam pare tek mami im duke u nderruar ujin dhe duke i futur ne shellir me lekuret e limonit ose portokallit dhe preshit. Ndersa ime vjerre i fut edhe ne finje, prandaj ēdo vit bej rreth 2 kg ne finje, edhe ashtu behen shume te mira finja i forcon dhe ua heq komplet hidherimin.

Per finjen une hirin e drurit qe mbledh (ma sjell nje mikja ime qe perdor nxehje me dru dhe kur mua me duhet hiri ajo djeg dru ahu e ma sjell) e kaloj ne site e ziej per 1 l uje rreth 2 luge gjelle hi te situr. E le te kulloje e filtroj dhe e ruaj neper shishe tretesiren, nuk prishet fare rron me vite.

Pra ne kete tretesire do fusim ullinjte i leme 24 ore ne finje pastaj i shperlajme i kullojme dhe i fusim ne shellire per t'u ruajtur. Por une ndonjehere bej nje vazo te vogel duke e pergatitur vetem me kripe te ashper me sy ia hedh e perziej, kripa shkrin ngadale e nxjerr dhe lengun e ullirit, i shtoj edhe vaj ulliri vazos, rigon, lekura portokalli ose limoni ose te dyja bashke dhe persh por jo te gjalle preshin te prere ne fije pak te gjata dhe e kaverdis lehte me vaj ulliri sa zbutet, kete ia hedh vazos dhe e ruaj ne frogorifer kane teper shije edhe keshtu, kete e kam pare tek ime vjehrre dhe me ka pelqyer shume. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013