Video

25/10/2013 05:22:17

Rrezikohet Kupa e Botes 2018

Lojtaret afrikane denojne racizmin. Kercenojne mospjesmarrjen





RUSI- Futbollistet me ngjyre mund te bojkotojne Kupen e Botes qe do te zhvillohet ne Rusi ne vitin 2018, derisa racizmi te zhduket edhe ne futboll. Vendimi eshte marre nga lojtari i Manchesterit Yaya Toure. “Nese nuk jemi te sigurt tek Kupa e Botes, ne nuk do te vijme ne Rusi”, ka thene lojtari nga Bregu i Fildishte.

Uefa eshte duke hetuar deklaraten e Toures, pasi ai eshte njeri nga lojtaret qe eshte abuzuar ne menyre raciale nga fansat e CSKA-se, gjate ndeshjes per Ligen e Kampineve ne Moske. Klubi rus, deklaron se eshte “surprizuar dhe merzitur” nga deklarata e Toures, do te perballet me nje denim me 30 tetor. Nese deklaratat e lojtarit vertetohen, atehere Uefa do te urdheroje CSKA-ne te mbylle stadiumin e saj per nje periudhe kohe.

Por Piara Powar, drejtori i pergjithshem i grupit anti-diskriminim ne Europe si dhe pjestar i taskforces se Fifa-s, ka mbeshtetur deklaraten e lojtarit afrikan. “Yaya ka shume te drejte ne kete aspect. Ngihen shume dyshime nese lojtaret apo skuadrat afrikane do te marrin pjese ne Kupen e Botes 2018 dhe pa ta, nuk do te kete nje Kupe Bote ne Rusi”.

Edison Myrteza