Video
23/10/2013 20:00:01
Paste me ftonj
nga Brunhilda Ēela
Sekretet e aromave tė Brunhildės Per brumin une kisha:
rreth 650 gr miell
150 gr gjalpe
2 te verdha veze
1 pako sheqer vaniljeje
3 luge ajke te tharte (pana acida)
1 luge caji pluhur pjekes
lekurat e 1 limoni. Kremin e bera me krem pasticieri me qumesht panda te kondensuar.
Per kremin (foto): 1 l qumesht, 70 gr qumesht panda i kondensuar 70-100 gr sheqerm nje sheqer vanilje prej vaniljeje te vertete ose bishtaje vaniljeje, 6 te verdha veze, 80 gr miell ose niseshte, pak lekure limoni. Ne fund kremit pasticier te ftohte i shtova edhe maskarpone 300 gr. Per ftonjte perdora gati 1 kg ftonj te qeruar 250 gr sheqer 60 gr gjalp,pak kanelle dhe pak liker ftoi.
Pergatitja: Ze brumin me te gjithe perberesit si ne foto. E mbuloj me nje pecete dhe e le te pushoje nderkohe merrem me ftonjte dhe kremin pasticier.
Ne fillim bera ftonjte: i qerova i preva ne kubike te vegjel me gjithe lekure. Ne tigan vura sheqerin dhe gjalpin te karamelizohen.
I shtoj aty ftonjte dhe i le te ziejne mire ne lengjet qe krijohen. E shuaj dhe me nje gote liker ftoi e le te marre ca vale. Pastaj i kulloj ftonjte dhe lengun e mbetur e le ne zjarr sa te trashet behet nje salce karamel e trashe. Kete salcen e leme menjane.
I leme te ftohen nderkohe do bejme kremin pastiēier.
Ne nje tenxhere veme qumeshtin me sheqer vaniljen ose me bishtajen e vaniljes te zihet. Perziejme me mixer te verdhat e vezeve me sheqerin, miellin dhe me qumeshtin e kondesuar. Qumeshtin e zier e hedhim tek perzierja veze sheqer duke e perzier vazhdimisht me mixer.
E kthejme te gjithe masen ne tenxhere perseri dhe e veme ne zjarr duke e trazuar me kujdes gjithe kohes qe te mos na ngjitet derisa te behet nje krem homogjen.
E heqim nga zjarri shtojme lekuren e limonit dhe vazhdojme ta perziejme ne menyre qe mos te na behet kokrra. E mbuloj me nje folje plastike dhe e le te ftohet. Kur ftohet e perziej me kremin maskarpone e masa behet e gjitha nje krem homogjen shume i shijshem.
Brumin e ndaj ne tre pjese.
E hap secilen pjese, nje pete te holle mbi nje leter pjekese petet i hap mbi dy letra pjekese, e ēpoj me piru dhe i pjek ne 150 grade secilen pete.
Pastaj do fillojme shtrimin.
Peten e lyej me kremin karamel nje shtrese te holle, shtoj kremin e vaniljes, ftonjte, peten, kremin karamel, kremin pasticier ftonjte, peten krem. Ne fund mbi kremin sperkas edhe pak krem karamel e mund ti vini bajame te bardha te bluara ose arra ose kokos ose lajthi.
Te gjitha shkojne: e lini ne frigorifer te pushoje sa me shume. Une nuk durova dhe i preva dy copa po te nesermen ajo behet me e mire, zbutet pjesa e petes dhe merr me shume shije. Ju befte mire nese e provoni.
Kremin mund ta beni edhe me puding e ne fund ta perzieni me maskarponen. Per shpejtesi mund te perdorni pete sfoliat gjithashtu ne vend te ketij brumi qe kam bere une. Nese nuk keni ftonj mund ta beni me molle,ose dardhe,ose te perzier me dardhe e me molle. Eshte bombe kalorike po ka nje shije speciale.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter