Video

19/10/2013 08:03:02

Byrek korēe me kulaēka dhe me pak yndyre

nga Brunhilda Ēela






Sekretet e aromave tė Brunhildės Ky eshte nje byrek qe me kujton femijerine, ne shtepi mami na e bente shpesh me lakra te egra dimrit. Mua me pelqente gjithmone byreku i nje komshijeje korcare me kulacka (foto), me peta jo shume te holla dhe me jo shume yndyre. Mami e mesoi kete byrek nga komshija dhe nuk e bente me pete per ne me, ai me pete shume te holla apo pete te pjekura perdorej ralle me shume per festa a per miq. Ky ishte byreku qe behej shpesh e me mbushje te ndryshme, sipas stines a sipas rastit.

Eshte super i thjeshte, i shpejte, del i bute dhe shume i shijshem, sidomos per amvisat qe nuk dine te hapin pete eshte nje alternative e persosur.
Per kete byrek une zura nje brum te thjeshte byreku me 600 gr miell. Brumin e ze me kripe pak uje te vaket. Mund ti vini edhe pak vaj po nuk ka nevoje,pasi kulackat hapen me vaj.

Per mbushjen sipas deshires une kisha 1 kg spinaq te cilin e shtypa me kripe i shtova edhe vaj ulliri, koper te fresket dhe presh te grire rreth dy cope (pasi qepe te njoma nuk kisha dhe ne fakt edhe preshi i jep shume shije)

Mund te shtoni edhe djath, kos te trashe apo pavllak(ajke te tharte) une i vura vetem pak krem pana (me pelqen me shume vetem me spinaq pa djath, gjize apo kos brenda, dua te ndjej aromen e spinaqit dhe kopres).

Me brumin qe zura bera 24 kulaēka. I ndava me dysh 14 cope poshte e 10 cope lart ose i ndani gjysem per gjysem. Kulaēkat i hap nje pellembe nje nga nje pastaj i bashkon me vaj. Te gjitha bashke i hap pastaj njehereshe me dore ose me peē. Une i hap me dore.

Shtron gjysmat e peteve poshte, pastaj mbushjen edhe petet per lart i beni nje rreth anash sipas deshires dhe e rudhosni pak pasi peta del shume e madhe dhe e kalon tepsine. E pjek ne 200 grade rreth 40-45 minuta. Ne fund fare une i ve edhe kos lart, e lyej me nje furēe dhe e mbuloj.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013