Video

18/09/2013 07:57:45

Pule e marinuar me ereza dhe kafe

nga Brunhilda Ēela





Sekretet e aromave tė Brunhildės Idene per kete pule te pjekur te marinuar me kafe (foto) ma dha nje miku im Redini. Pastaj une i vura erezat sipas shijes sime. Une do mundohem ti shkruaj te gjitha erezat qe perdora, masa nuk mund t'u jap pasi e bera me sy; disa gjera ne gatim nuk mund te jepen me masa te sakta secili ka dhe perdor fantazine e vet dhe shqisat e veta.

Une do ju tregoj erezat qe perdora une, ju perdorni erezat tuaja sipas qejfit tuaj, beni perzierjen dhe shtoijini kafe. Ne havanin e gurit ne fillim shtypa kripen e detit se ishte e ashper e bera pluhur, ky eshte ai pluhuri i bardhe qe ju shikoni ne foto, i vura me afersi dy luge gjelle te nje perzierjeje erezash qe e kam bere vjet (perzierja ka qepe te thata, hudhra te thata, kripe, domate te thata, fara koriandri, piper te bardhe, spec djeges, rozmarine te thate, pak rigon te thate, te gjitha keto te bluara si miell). i shtova dhe rozmarine te fresket, piper te kuq te embel jo djeges dhe dy luge ēaji kafe.

I perzieva mire dhe u hodha edhe vaj ulliri sa te behet si nje paste jo shume e trashe me kete do lyejme pulen. Pulen e kisha porositur pule organike, mish hame ralle, por kur e blej e blej kualitet te mire, e para nuk kane shije ato pulat e lira, e dyta jane te demshme.

Pulen e lava, e thava me leter guzhine e ē'pova me nje gjilpere nga ato te medhate ne shume vende dhe tek pjesa e gjoksit. Poshte tek lekura i vura ca dega rozmarine shperndare neper te dhe brenda tek barku po ashtu. E lyeva mire kudo me nje furēe guzhine brenda dhe e mbeshtolla me nje folie plastike, e vura ne frigorifer te marinohet rreth 4-5 ore. E bera ne mengjes heret pulen.


Nderkohe bera edhe nje salce tjeter me kafe te ftohte te kulluar, majoneze, mustarde, leng limoni, pak fare hudher, kripe, pak vaj ulliri. I perziej mire e lashe edhe kete ne frigorifer. Patatet i qerova dhe i bera me miell misri dhe ereza, receten e keni tek albumi im.

Pulen e vura mbi taven qe piqet pula ne kembe shikoni fotot dhe e vura ne nje tepsi, ku tepsise i hedh uje, pasi avulli qe leshon uji gjate pjekjes e ben te shkrifet mishin e te bute plus qe dhe marinimi ka bere punen e vet.

Pula piqet ne furre ne temp.185-200 grade dhe merr faqe nga te gjitha anet. Perpara se te mbaroje pjekja rreth 15 minuta perpara e lyeva disa here komplet me salcen e pergatitur me nje furēe guzhine. Gjate pjekjes ena ku piqet pula mbushet plot me leng qe del ne pjekje, kete e kullova ne nje site guzhine dhe me te lyeva thelat e prera te pules. E shoqerova me patate dhe salcen e vet e me sallate verore. Nje gote birre e per bukuri ishte dreka e sotme...






















Doli shume e shijshme dhe kripen e kishte marre shume mire dhe mishi brenda i lengshem jo i thate. Ndoshta ju duket e cuditshme si kombinim erezash me kafene,por guxoni dhe do shihni qe do befasoheni nga shija e mire :). Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013