Video
27/08/2013 03:51:04
SHBA. Bli shtepi me 1 dollar
Gary, qyteti ne Indiana ta ofron kete mundesi
SHBA- Qyteti i Garyt, ka nje qytetar te famshem. Behet fjale per Michael Jackson qe lindi ne qytezen e Indianas ne vitin 1958. Qyteti qe sot numuron rreth 80 mije banore, kohe me pare numuronte rreth dyfishin e numrit te banoreve te tanishem. Zhdukja e metaleve ka qene nje nga arsyet kryesore te pergjysmimit te popullsise.
Sic raporton CNN dhe e perditshmja rajonale Post Tribune, shtepite jo familjare ne kete qytet shiten me cmimin e nje dollari. Po, po, mos u cudisni. Nje banese, nje dollar. Ne kete menyre po mendohet qe te ndalohet braktisja e shtepive. Pronaret nuk arrijne dot te paguajne taksat e prones, duke humbur ne kete menyre shtepine. Deri tani, gati 400 mije familjare kane paraqitur kandidaturen e tyre, por nga keta vetem 12 kandidature jane pranuar per te blere nje shtepi me cmimin e 1 dollarit ne kete qytet.
Ne fakt, kush deshiron te behet pjese e ketyre banesave duhet te jetoje per te pakten 6 muaj ne Gary, te mos kete banese tjeter dhe nje shume prej 28.200 dollaresh ne vit. Nga ana tjeter, pronaret e rinj te shtepise duhet te merren me ristrukturimin e shtepise dhe te jetojne atje per 5 vjet.
Lajme te ngjashme vijne edhe nga Detroit, ku kriza imobilare po ndihet ne cdo cep te qytetit te madh amerikan dhe ku shitjet e shtepive kane shkuar shume shume poshte. Por ne qytetin Gary problemi ka ekzistuar perpara se kriza ekonomike te nxirrte thonjte eger ne SHBA, duke nisur qe nga vitet 60-te.
Nuk eshte hera e pare qe qyteti ne Indiana provon te terheqe banore te rinj te shumte me shitjet e shtepive ne cmimin 1 dollar. Kete gje e ka bere per te pakten 20 vjet kryebashkiaku i qytetit Gary Karen Freeman-Willson.