Video
24/08/2013 13:52:11
Lojerat Olimpike Sochi 2014
Lojerat me te shtrenjta ne bote. 50 miliarde USD
RUSI- Sochi, qyteti rus me 350 mije banore qe do te zhvilloje Lojerat Olimpike Dimerore 2014, eshte i njohur per veren e nxehte dhe dimrin e acarte. Kur lojerat te perfundojne, do te kete ndertesa sportive, infrastrukture, nje impjant telekomunikacioni komplet i ndryshem, per te mos folur me pas per sistemin energjetik. Per fat te keq, Lojerat Olimpike te Sochit do te kujtohen mbi te gjitha per olimpiaden me te kushtueshme.
Shpenzimet totale per te gjitha ndertesat sportive do te jene 50 miliarde dollare. Por ne vitin 2007 kur Rusia fitoi te drejten per te zhvilluar olimpiaden, shpenzimet e parashikuara ishin rreth 12 miliarde. Shifer kjo e cila theksohet se eshte rritur kaq shume per shkak te korrupsionit.
Sipas The Economist, kontrata me e shtrenjte shkon ne rreth 9 milion dollare, e cila ka shkuar per monopolin shtetror te hekurudhave ne Rusi, drejtuar nga ish gjenerali i KGB-se dhe nje mik personal i presidentit Vladimir Putin. Ajo qe do te nise me 7 shkurt 2014, do te jete olimpiada e pare e zhvilluar ne Rusi qe pas olimpiades verore te vitit 1980, kur Moska ishte kryeqyteti i ish-Bashkimit Sovjetik.