Video

21/08/2013 07:46:35

Copa viēi te mbushur me speca

nga Brunhilda Ēela







Sekretet e aromave tė Brunhildės Duke konsumuar mishin e vicit te kesaj recete mbulojme nje pjese te mire te nevojave ditore me zink dhe hekur. Dihet qe zinku ndihmon per nje sistem imunitar te fuqishem qe na mbron nga semundjet dhe hekuri gjithashtu per formimin e gjakut dhe furnizimin e gjakut me oksigjen.

























Hekuri gjendet edhe ne shume produkte bimore por trupi yne adaptohet me lehte me hekurin nga produktet bimore. Duke pasur nje kombinim me zarzavate ky specialitet eshte i pasur edhe me vit. C (nga speci). Dihet qe vitamina C ndihmon trupin per te shfrytezuar me mire hekurin, gjithashtu edhe vitamina te tjera dhe antioksidante. Pra mund te them qe eshte nje kombinim i zgjuar.


Perberesit per 4 persona: 2 speca te medha te verdhe (rreth 200 g)
2 qepe te njoma
2 luge ēaji piper jeshil (blihet ne vazo, kullohet nga lengu dhe perdoret ne kete gatim)
2 copa te medha bifteku nga ijet e viēit (rreth 300 g, Hüftsteak quhet ketu)
piper
4 luge ēaji mustarde jo shume djegese te mesme (Senf)
1 luge gjelle vaj vegjetal (ketu eshte perdorur Rapsöl qe nxirret nga bima Brassica napus eshte nje vaj shume i shendetshem kjo bima ngjan shume me rrepicen qe perdorim ne sallate ne dimer dhe eshte i se njejtes familje me rrepicen, mendoj qe duhet te kete edhe ne Shqiperi).


Pergatitja: Specat i lajme i thajme me nje pecete a leter thithese, i presim me dysh dhe i veme ne sobe ne zgare ne proēesin e zgares. I lini 10 minuta sa te behet pothuaj e nxire cipa e jashtme.

I hiqni nga furra i mbeshtillni me nje pecete te lagur (ose ne nje qese) lerini rreth 10 min. I pastroni nga lekura, duke qene se kane qendruar mbuluar lekura qerohet me me lehtesi sepse zbutet edhe m teper prej avujve qe krijohen brenda.

Nderkohe pastroni qepet e njoma dhe i prisni ne rathe jo te trashe, i vini ne nje tas bashke me piperin jeshil.

Gjysmat e specave i prisni ne shirita (shikoni fotot) dhe i perzieni me qepet e njoma e piperin. Biftekt i kriposni dhe i piperosni, i lyeni me mustarde dhe i ndani per gjysem ngaqe jane marre copa te gjata. Ne ēdo cope vini mbushjen e pergatitur.


Bifteket i mbyllni dhe me nje kunje druri duke e palosur mishin e keshtu krijoni xhepin. I lyeni me vaj dhe i vini ne nje tave alumini e ne zgaren e sobes te piqen rreth 8 minuta ne ēdo ane.

(Une do e beja dirket pjekjen ne tigan zgare dhe mishin do e rrihja shume me pare me rrahesen e mishit e do e piqja ne tigan zgare ose ne zgare me qymyr per shume me pak minuta).

Servireni me nje sallate te stines ose edhe me pilaf e sallate. Shpresoj t'ju kem ndihmuar me dreken e sotme. //receta eshte marre nga eat smarter//

HermesNews - ©2013