Video

20/08/2013 09:11:28

Peshk i pjekur ne mbulese kripe dhe ereza

nga Brunhilda Ēela







Sekretet e aromave tė Brunhildės Kjo ishte dreka ime. Nuk e kisha planifikuar peshkun per sot por fshatarja ku blej peshkun e bjeshkes me thiri ne telefon duke me thene qe po e heq kete peshkun pasi ujit po i rritet temperatura dhe ky lloj peshku nuk e duron temperaturen e larte.


















Ajo kultivon nga uji i perroit natyror troftat dhe kete lloj peshku qe ne Austri quhet Saibling, (shqip nuk e di). Edhe pse ne bjeshke, kete vit temperaturat ne Austri kane qene te larta e keshtu doli rrisku im qe bleva shume (futa edhe ne ngrires) me nje ēmim te lire pasi ēmimi i tij normal eshte 25 euro per kg, ndersa trofta eshte me e lire rreth 13-15 euro per kg.




















Behet fjala per kete lloj peshku qe eshte si gjysem i eger e bio, pasi peshku neper supermarkete eshte me i lire, por eshte peshk i kultivuar neper rezervuare e nuk e ka te njejten shije me kete te bjeshkes. Ky eshte edhe shume i bukur, kur jane me te medhenj vijne ndonjehere ca pikaloshe te bukur, e kane edhe nje shkelqim.





















Tani ky eshte peshku me i fresket qe mund te gjej une ketu ku jam se peshku i detit duhet porositur, eshte po aq i shtrenjte por nuk eshte edhe aq i fresket, pasi ben gjithe ate rruge sa te vije ne qytetin tim. Prandaj edhe per peshk vuaj shume, ne qytet e medha si Graz apo Vjene ka me teper zgjedhje e eshte edhe me i fresket.























Me nje fjale kur nuk kemi pulen hame sorren, nuk jam tifoze e peshkut te ujerave te embla, vdes per aromen e peshkut te fresket te detit, por them me mire te ha kete qe kam e te fresket se nje peshk qe do gjithe ate kohe rruge derisa te vije tek une.
























Sot meqe me erdhi peshku, e duhej te beja diēka te shpejte se erdha nga puna e lodhur (per fat vetem paradite punova sot) e mendova ta bej te pjekur ne mbulese kripe. Kam bere para ca vitesh me kujtohet dhe levrek ne kripe edhe koce po thjesht me kripe e te bardhe veze nga librat e guzhines recetat.





















Sot po mendoja sikur ta beja pak me interesante kripen me ca ereza. Dola ne ballkon po sodisja erezat, po i vija verdalle lavandules, por lavandula i kishte thare lulet ne dege e nuk kishte arome dielli e kishte nxire lulen (une as qe i keputa e ti thaja sic duhet ne hije kete vit) e nuk mu gjend lavandul e thare lule ne shtepi, atehere mendova rozmarine do jete e mire me peshkun.























Keputa rozmarinen, qerova edhe dy limona lekuret ate cipen e verdhe me shume se ajo e ka aromen edhe nja 5 thelba hudher e 1 kg kripe deti te ashper. I futa ne blender e i griva te gjitha, nuk e keni idene sa ere te mire mori kripa dhe e gjithe guzhina prej limonit dhe rozmarines nje kombinacion fantastik qe do e bej perseri.





















Biles mendova do bej ca vazo kripe te aromatizuar edhe kur gatuaj peshk apo fileto peshku ta kripos direkt me te. Atehere i shtova edhe nje te bardhe veze dhe e punova me dore mu kujtua kur isha e vogel e luaja prane detit me reren e lagur, ate ndjesi pata sot, nje kenaqesi ndjeja duke perzier kripen me te bardhen e vezes.

Peshkun e pastrova e lava mire e mbusha me feta limoni dhe majdanoz. Ne nje tave shtrova nje leter pjekese dhe nje pjese nga brumi i kripes (shiko fotot) vura peshqit siper i mbulova me pjesen tjeter te kripes. I vura ne furre ne temp 180 grade rreth 25 minuta (aq mu desh mua se peshqit e mi nuk ishin shume te medhenj 300 gr nje peshk. Pre nese keni me shume peshk duhet te merrni me teper kripe e ereza e me teper te bardha vezesh.

Nderkohe qe peshku po piqej u mora me zarzavatet. Patate i zieva me pare ne uje me kripe i qerova dhe ne fund i vura ne nje tigan te thelle ku shkriva gjalpin me majdanoz i perzieva u vura pak kripe. Ndersa karatot dhe kungulleshkat i preva ne shirita (prerje juliene) e i kaverdisa shume pak ne nje tigan me pak vaj ulliri.























Kur peshku perfundoi e servira me zarzavatet. Koren e krijuar e can me kujdes ajo hiqet plotesisht nuk ngjitet me peshkun, lekuren ia heq e mishin brenda mundohuni ta filetoni dhe e sherbeni me zarzavatet e nje sallate jeshile. Peshku brenda del aq i bute aq i lengshem e kete radhe doli me i mire se heret e tjera aromat e kripes kishin shkuar tek peshku, mishi ishte aromatizuar aq mire, nje arome e lehte aq sa duhej.

















Provojeni te dashur miq, pasi jemi mesuar qe kete recete ta shikojme kur e gatuajne shefat me yje e pa yje, por ju siguroj qe kjo eshte nje recete aq e thjeshte, sa qe kushdo prej nesh mund ta provoj. Biles kjo recete do ishte shume interesante sikur ta pregatisni me femijet lerini ata ta punojne kripen me dore e ti japin formen kur te vini peshkun ne tave. Do ishte shume interesante te angazhonit edhe femijet tuaj. Kjo recete do ishte ideale per amvisat qe jetojne afer detit e kane peshk te fresket deti, si psh me levrek,me koce, me qefull. Na ndiqni dhe nė Facebook

HermesNews - ©2013