Video

15/08/2013 04:36:55

Agimi i Arte, subjekt i nje filmi

Publikohen pamje nga ekstremizmi grek





GREQI- Ne Greqine e koheve te fundit, nje vend i paralizuar nga debiti dhe vitet e keq qeverisjes, nje i ri i apasionuar pas filmit eshte futur brenda si pjestar “jo i vertete” i partise se njohur “Agimi i Arte” per te dokumentuar gjendjen aktuale te levizjes qe urren emigrantet. Lajmi eshte bere i ditur nga nje media britanike.

Nje vend ne krize te madhe
Qytetet e Greqise, ne te cilat turistet mund te kalojne kohe nen hijen e Akropolit dhe te admirojne vendet ku ka lindur filozofia dhe demokracia, ftojne edhe nje aktivitet te madh tregetar, tashme te mbyllur dhe te falimentuar.

Agimi i Arte ka perfituar nga kjo situate per te gjetur nje ndjenje urrejtjeje duke ia vene te gjithe fajin situates qe ka pllakosur vendin, “emigranteve”. Bill Weir nga “Nightline”, ka takuar regjizorin Konstantinos Georgousis, i cili ka arritur qe te futet ne menyre klandestine brenda programit te Agimit te Arte. Pergjate nje muaji, Georgousis ka arritur te mbledhe me makinen e tij qe nga manifestimet me te egra raciste te levizjes politike dhe deri ne thirrjet per lufte, duke i futur te gjitha ne filmin e tij “The Cleaners”.

Faji i emigranteve
“Keta parazite pijne ujin tone, hane ushqimin tone dhe thithin ajrin tone grek”, thekson Aleos Piomaritis, nje pjestar i Agimit te Arte gjate shpjegimit te filmit. Ai shton se “ata jane primitive dhe jo njerezore dhe qe nuk i interesojne askujt. Jemi gati te hapim fabrikat dhe t’i kthejme ne sapun, por do te na ndotin ajrin”.

Eshte shume e dukshme se pjestaret e Agimit te Arte ne Greqi, vendosin gishtin per shkak te krizes ndaj atyre personave qe kane ngjyren e lekures te erret. Sipas Institutit te Policise se Emigrimit, nje deklarate nga Washington D.C qe merret me analizat politike mbi emigrimin ne te gjithe boten, ne Greqi duhet te jene gati 1.3 milion emigrante, qe do te perbenin gati 10 per qind te popullsise se vendit.

Agimi i Arte i perbere nga Elita e vendit
Filmi i Georgousis ka pamje mes deklaratave te dhena nga maxhoranca greke e cila ka nisur nje hetim. Agimi i Arte eshte konsideruar si partia e trete politike me popullore ne vend dhe fakti eshte se mbeshtetja po rritet ne menyre te shpejte.

Gjate zgjedhjeve te fundit, ka fituar 18 nga 300 vendet ne parlament. Sipas Georgousis, duhet te jete nje elite e mire greke qe drejton partine. “Mbase mendojne se Agimi i Arte do te jete e ardhmja e vendit, prandaj duan qe te kene marrdhenie te mira. Nuk jam i sigurt, por eshte e qarte se nje pjese e elites se vendit e drejton levizjen”. Sipas regjizorit, edhe te rinjte greke, ne vend qe te perqafojne mendimet filozofike te Platonit dhe Aristotelit, jane te lidhur pas legjendes se luftetareve spartane.


Aksione me te dhunshme
Gjithnje edhe me teper sulme me sfond racial kane nodhur ne vend, shume prej te cileve nuk publikohen apo denoncohen nga autoritetet. Partia ofron edhe spiune per ata ndodhen ne mes te emigranteve. Disa prej pjestareve jane “shperblyer” per kapjen e emigranteve neper kisha apo femije te dyshuar si te huaj ne sheshet e lojerave.

Madje, Agimi i Arte po mendon qe te hape deget e tij ne disa vende te botes, nderkohe qe ka hapur dege ne Gjermani dhe Australi. Nightline, ka kerkuar disa here qe te intervistoje disa pjestare te partise, por pergjigja ka qene gjithnje “JO”. “Eshte faji i mediave kryesore qe nuk bejne asgje tjeter vecse spiunojne”, eshte pergjigjur njeri prej tyre ne e-mail. Ne fund te fundit, ideja kryesore e Agimit te Arte eshte “Eshte gjithnje faji i te tjereve”.

Edison Myrteza