Video
01/07/2013 16:25:26
Pice me salce kosi dhe zarzavate
nga Brunhilda Ēela
Sekretet e aromave tė Brunhildes Ketu keni nje pice pak ndryshe nga pica e zakonshme, frymezimin per kete lloj pice e mora ne nje faqe kroate. Kjo lloj pice eshte nje pice libaneze qe quhet Mankoushe dhe behet me salce kosi. Une perdora kos grek te gatshem te cilin e perzieva me kripe, hudhra vaj ulliri. Mund ta beni me kos te kulluar vete ne nape. Per brumin e pices nuk besoj se ju duhet nje recete une e bera me miell, maja, uje te vaket, pak kripe, sheqer e vaj ulliri.
Lart i vura speca qe jane pak djeges, kungulleshka, angjinare qe i kisha bere vete ne pranvere si tip sallate me vaj ulliri e ereza ne kavanoz, ullinj, hudhra, rigon, patellxhane, ca feta domateje te prera holle, djath te bardhe, ne fund fare i vura manxurane te fresket gjethe dhe gjethe borziloku.
Doli shum e shijshme. Sigurisht qe kesaj pice do i shkonte edhe mish pule gjoks, ose mish vici apo qengji te prere ne copa te imeta e te marinuar lehte pak me pare ose te pjekura lehte me pare ne tigan zgare. E lyeva edhe me furce me vaj ulliri me hudher te shtypur, sapo doli nga furra. Sigurisht e shoqerova me nje gote birre te ftohte. Per femijet bera pica te tjera me proshute pule, domate, kungulleshka, patellxhane, speca, salce domate e djathe.