Video
14/06/2013 08:56:17
Shparguj servirur me polenta dhe salce djath
nga Brunhilda Ēela
Sekretet e aromave tė Brunhildės Masa nuk kam se i bera me sy por ju shpjegoj si i pergatita. Spargujt e jeshil i pastrova dhe i lava mire, ndersa shpargujt e bardhe i qerova, i preva fundet e drunjezuara, i lava.
I pergatita duke i zier ne leter alumini, duke bere paketa ne leter alumini, i vura kripe pak sheqer dhe gjalpe (mund ti vini edhe vaj ulliri), mua me shijon me gjalpe. Do thoni ju perse i ve sheqer? E do asparagu (shpargulli) i bardhe kete pasi ka nje substance te hidhur dhe sheqeri e neutralizon.
I mbyll paketat dhe i fus ne furre ne 180 grade te piqen aty (ato nuk piqen por zihen brenda ne avuillin e vet e ne lengun e vet). Te gjitha mbetjet dhe lekzurat e shpargullit te bardhe qe qerova (se i jeshili nuk ka nevoje ndersa i bardhi do patjeter te qerohet), i zieva ne nje tenxhere te vogel me pak uje,sheqer e kripe.
Ky leng mund ta pini vete (nese do e pini vete nuk i vihet as kripe as sheqer thjesht zihet ne zjarr te ngadalte) eshte shume i shendetshem dhe pastrues i organizmit. Une nje gote e piva vete dhe me lengun tjeter pergatita polenten qe normal e bej gjithmone me qumesht kete radhe e bera me lengun e shpargullit dhe ne fund i hodha ereza e mia qe i kultivoj ne ballkon te fresketa cfare kisha chives, dhjozem te njome, pak manxurane, pak rigon te fresket dhe pak trumez te fresket.I vura edhe pak vaj ulliri brenda.
Kur perfundoi polenta kuptohet kur shkeputet nga tenxherja e shtrova ne nje tave (shiko fotot). E hapa te hole gjysem gishti dhe me format e biskotave i preva. Kete mund ta beni shume mire per femijet qe tu duket polenta interesante mund te beni edhe forma me motive femijesh.
Pastaj ne nje tigan ngroha pak gjalpe dhe perseri ereza te njoma te grira holle i hodha aty dhe copat e polentes i vura dhe i lashe shume pak nga te dyja anet te marrin arome e erezave.
Nderkohe nxora dhe shpargullin nga furra e servira ne pjate me copat e polentes dhe krem me djath philadelphia te holluar me qumesht e pak kripe dhe shume chives (Schnittlauch) brenda. Del shume e shijshme dhe eshte pjate e shendetshme. Mund ta servirni edhe me krem djathi te zier pergatisni nje krem sipas qejfit tuaj.