Video
13/06/2013 07:55:16
Fileto viçi shoqëruar me polente dhe kërpurdha
nga Brunhilda Cela
Sekretet e aromave të Renatos Për këtë specialitet unë përdora: 4 fileto viçi pak kripë, piper të bluar të freskët, pak vaj ulliri 5-6 hudhra të pa qëruara të prera me dysh, një qepë e vogël të prerë me dysh, ca dega rozmarinë të freskët rreth 60 gr. gjalpë. Për polentën: 1 l lëng mishi, një filxhan kafeje plot me erëza të freskëta (unë përdora manzurane, dhjozëm, majdanoz, pak trumez, 200 gr. polenta dhe një 2 lugë gjalpë (mund t'i vini edhe pak vaj ulliri). 200 gr kërpudha të ngrira, pak kripë, piper, majdanoz, pak sherry ose verë të bardhë që të jetë e mirë. Për shpjegimet e tjera hapni fotot me radhë.