Video

09/06/2013 02:41:02

Lerini artistet te jetojne

Nga Ermal Peci






TIRANE- Kur na ikin kengetaret jashte, rendim t’i akuzojme se pse tradhetojne publikun shqiptar apo Shqiperine. Logjika, per disa eshte shume e thjeshte, kush e do kete vend duhet te kendoj per te, ne te (?). Se kam kuptuar asnjehere se si atdhedashuria mund te te mbaj me buke dhe si mund tja dalin ata qe qendrojne, sigurisht se s'kane mundesi te ikin, se pertej deklaratave publike, cdokush, me te drejte, ate do. Perse? Minimumi nje shtepi diskografike, mbase jo me audience boterore, por qe do marri persiper rrrugetimin muzikor, kontratat, menaxhimin apo edhe fitimet nga cd, koncertet etj.


E keni vene re, se te gjithe kengetaret shqiptare kur i pyet se a eshte kenga profesioni i tyre, thone jo. Pasion, por jo profesion. Ndryshe nga cdo kengetar tjeter, qofte edhe ne rajon, askush nuk mund te mbaj veten apo edhe dike tjeter financiarisht me kengen, pasi fitimet vijne pak, aq sa per te jetuar mire ne Tirane. Perjashtojme dy-tre kengetare, qe thone, ata thone, qe kendojne me tufat e lekeve neper kembe e fluturimthi, pjesa tjeter, rend mbas ndonje sponsori te bej nje klip, qe te pakten te mbahet gjalle mes te tjerve.


Rrofte fushata! Koha e vyer, nje here ne 4 vjet, qe shume artiste ndihen te tille. Paguhen mire, levizin ne cdo qytet, duke provuar ndjesine e cdo kengetari pertej Shqiperise qe realizon turne, mat pelqimin e publikut pertej Tiranes dhe... ben ate qe cdo kengetar rajonal e boteror ben, jo ne fushate, por ne axhenden e tij.


Mes ketyre problemeve te menyres sesi behet muzika dhe lancimi perkates, ju shkoni dhe akuzoni kengetaret perse perfshihen me ngjyrimet politike? Lerini te jetojne, te pakten nje here ne 4 vjet, ate qe cdo kengetar tjeter ben pertej Shqiperise, fitojne, udhetojne, jetojne!