Video

30/04/2013 04:37:21

Trafiku i organeve ne Kosove

Jepen 5 denimet e para per te akuzuarit





PRISHTINE- Agjencia prestigjoze REUTERS, flet per denimin e pese personave te perfshire ne trafikun ilegal te organeve si dhe 23 transplanteve nepermjet operacioneve pa narkoze te zhvilluara ne kliniken Medicus ne Prishtine. Madje, gjithcka eshte bere nen vezhgimin e Nato-s dhe Kombeve te Bashkuara.

12 mije Euro
Procesi i zhvilluar ndaj pese kosovareve ka perfshire te gjitha momentet qe nga krijimi i klinikes dhe deri tek trafiku i organeve te ndodhur ne fund te viteve 90-te, gjate luftes ne Kosove. Dhuruesit vinin nga Turqia dhe nga zona te varfera te ish-Bashkimit Sovjetik ne klinike. Te gjithe vinin kundrejt premtimit per nje cmim qe shkonte nga 10 mije deri ne 12 mije Euro. Shume prej tyre ne fakt nuk kane marre asnje qindarka. Klientet, me se shumti izraelite, ishin gati te paguanin deri ne 100 mije Euro per nje operacion.

Zbulimi
“Ishin te vetem dhe nuk flisnin shqip. Kishin vetem nje deshire, te merrnin parate pas operacionit”, ka shpjeguar gjykatesi Dean Pineles, pjestar i nje grupi nderkombetar qe po merret me rastin. Skandali behet publik ne vitin 2008, kur nje burre turk ndalohet ne aeroportin e Prishtines nga police te perfshire ne hetim si dhe nga menyra e qendrimit te tij per shkak te dhimbjeve qe shtetasi turk ndjente ne trup pas heqjes se njerit prej organeve jetesore.

Raporti
Lajmi behet nje informacion nderkombetar kur zbulohet se ne operacione ishin te perfshire edhe pjestare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, nga ku nje pjese e personave te burgosur ishin edhe serbe. Ne raportin e firmosur ne vitin 2011 nga Dick Marty, theksohet se rastet e studiuara ishin te verteta, por nga ana tjeter gjykatesi Pineles ka kritikuar Keshtillin e Europes per nderhyrjen dhe mundesine e fshehjes se cfare fshihej pas trafikut ilegal te organeve.

Denimet
Drejtori i klinikes Medicus, urologu Lutfi Dervishi, eshte denuar me 8 vjet burg me akuzen se ka organizuar nje trafik te qenieve njerezore, ndersa i biri Arban Dervishi ka perfunduar ne burg menjehere me te njejten akuze per 7 vjet dhe 3 muaj. Anestezisti Sokol Hajdini eshte denuar me 3 vjet burg, ndersa te denuarit e tjere kane marre denim 1 vjecar me kusht. Te gjithe do te perballen me Apelin.

Nderkohe, jane derguar dy kerkesa per garanci ne adrese te kirurgut turk Yusuf Ercin Sonmez, i mbiquajtur ne vendlindje me emrin “Doktor Frankenstein” si dhe per qytetarin izraelit Moshe Harel. Denimet jane quajtur si te “pabaza” dhe te “turpshme” nga kryeministri Hashim Thaci, i cili gjithashtu ka luftuar per pavaresine e Kosoves ashtu si edhe mijera te tjere, duke qene madje edhe ne krye te qeverise se Kosoves.

Edison Myrteza