Video
13/03/2013 10:35:40
Irani, padi ndaj filmit Argo
E kane quajtur popullin 'teper te dhunshem'
IRAN - E perditshmja britanike Independent, rrefen per vendimin qe do te ndermarre qeveria iraniane nen drejtimin e avokates se Carlos the Jackal, terroristi venezuelian, e cila do te pergatise nje ceshtje kunder filmit Argo, duke e quajtur te pabese per ate cfare ka prezantuar ndaj Iranit.
Jane te shumta gazetat rajonale qe kane deklaruar fjalet e avokates Isabelle Countant-Peyre, e cila po mendon te prezantoje edhe denoncimin. Pasi ka fituar cmimin Oskar per filmin me te mire, autoritetet iraniane e kane quajtur filmin e Ben Affleck si pro-Cia-s dhe anti-iranian.
Subjekti ben fjale per historine e nje trupe false kinematografike qe ka mberritur nga Kanadaja ne Teheran per lirimin e 52 amerikaneve te marre peng pas dhunimit te Ambasades Ameriakne ne Teheran ne vitin 1979.
Argo nuk do te transmetohet neper kinemate e vendit, por jane te shumte ata qe e kane pare nepermjet DVD-ve. Ngjarja ka ndare vendin, nga ku viti 1979 ishte shume i rendesishem per ate se cfare ndodhi dhe sidomos pas mbajtjes peng te 52 amerikaneve per 444 dite.
Iranianet kane akuzuar filmin dhe aktorin kryesor Ben Affleck, se i kane quajtur iranianet si popull i dhunshem. Per momentin nuk dihet se cfare e ka shtyre Teheranint zyrtar per te marre nje veprim te tille dhe se cfare pritet pas perfundimit te veprimeve ligjore.