Video
18/02/2013 19:05:57
Struktura kalimtare ne GKA
Piktura e Korinit është një akumulim qasjesh piktorike abstrakte
TIRANË - Genti Korini do të çelë për herë të parë një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve, e cila përmbledh një cikël të fundit pikturash abstrakte. “Struktura kalimtare” titullohet ekpsozita që do të hapë dyert për publikun në 21 shkurt. Ata të cilët kanë vizituar edicionin e fundit të “Onufri 2012” me siguri që janë “ndeshur” edhe me veprat e Korinit dhe tashmë kanë mundësinë të shikojnë një hapësirë të gjithë vetëm me krijimet e tij
Piktura e Korinit është një akumulim qasjesh piktorike abstrakte. Ajo përmbledh brenda saj, duke përzier në një trup të vetëm, abstraksionizmin, abstraksionizmin gjeometrik, konstruktivizmin, suprematizmin dhe ekspresionizmin abstrakt. Të gjitha këto qasje të ndryshme piktorike merren prej autorit si referenca historike dhe sillen në funksion të prodhimit të një imazhi që tenton të gjejë ekuilbër mes kaosit dhe rendit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 23 mars në GKA.