Video
09/02/2013 13:04:57
Kofshe pule role
nga Brunhilda Cela
Sekretet e aromave tė Brunhildės Receta per 3 Persona:
3 trashe kofshe pule (te cilat i qerojme nga kockat)
1 filxhan caji me copa buke te bardhe te prere ne kubike te thata
3 luge gjelle qumesht te vaket
pak gjalpe
1 te verdhe veze ose 1 veze te plote
majdanoz
pak proshute te prere holle
piper te zi
kripe
pak djath te grire
pak menderz te thate
nese ju pelqen mund ti vini edhe ca kumbulla te thata majoshe te grira holle
Per te marinuar mishin perdore kripe, piper, pak rigon dhe piper te kuq.
Per salcen:
3 karota te prera ne kubike
1 filxhan ēaji rrenje selinoje te prere ne kubike
nje dore qepujka te vogla
pak finok dega me gjithe gjethe i jep arome salces
1/2 gote uji vere
100 gr domate te vogla qershi
100 gr mish te thate pasterma te grire ne kubike te vegjel
uje 1 gote
vaj ulliri 3-4 luge gjelle
pak vegete natyrale
Pergatitja: Ne fillim qerojme mishin nga kockat e hapim kofshen me thike dhe e heqim me kujdes kofshen brenda. Lekuren mund tia hiqni ose jo, une e lashe sepse gjatze pjekjes del pak kerce lekura.
Mishin e marinojme me kripe, piper te zi, pak piper te kuq dhe pak rigon. Per mbushjen hedhim ne nje tas buken shtojme atyqumeshtin e vaket vezet dhe te gjitha erezat e tjera. I perziejme dhe i leme te rrine pak. Pastaj e hapim mbi mishin e mbeshtjellim role dhe nga poshte e kapim me kunjat e drurit ose edhe mund ta lidhim me spango.
Ne nje tenxhere i skuqim mire rolete nga te gjitha anet, shtojme karotat selinon dhe qepujkat i kaverdisim pak sa leshojne arome, hedhim edhe mishin e thate aty dhe degat e finokut, shuajme me vere dhe uje, shtojme erezat.
Te gjitha i radhisim pastaj ne nje tave dhe i pjekim rreth 35-40 min. Domatet i shtoj 10 min para se ta heq taven nga furra. Salcen qe krijohet gjate pjekjes mundet edhe ta rregulloni me pak miell e krem pana por une preferopva ta servirja siē ishte. E shoqerova me makarona fetucine dhe roladat i preva ne copa me te holla.