Video

02/02/2013 04:18:14

Ismail Kadare. 'Si shkruaj une'

Interviste per gazeten britanike 'The Daily Beast'





PARIS- Ismail Kadare, gjeniu i letrave shqip, duket se eshte rrikthyer edhe nje here ne vegjeline e tij. Shkak eshte bere intervista e dhene nga britanikja “The Daily Beast”, e cila ka dashur te zbuloje sa me shume mbi vete shkrimtarin e njohur, por edhe per jeten personale dhe ate artistike.

Ku keni lindur dhe rritur?
Kam lindur ne nje fshat te vogel ne jug te Shqiperise.

Ku keni jetuar dhe pse?
E kam ndare jeten time qe pas largimit nga Gjirokastra mes Tiranes dhe Parisit.

Ju keni fituar cmimin “Njeriu i Letrave” ne vitin 2005. Si ka ndikuar fitimi i ketij cmimi ne karrieren tuaj? Cfare ka si qellim fitorja e ketij cmimi?
“Njeriu i letrave”, ka qene cmimi me i rendesishem ne jeten time si shkrimtar.

Ju jeni perzgjedhur disa here per te qene fitues i cmimit Nobel per letersine. Shume pak shkrimtare mund ta kene kete eksperience dhe mundesi. Cila ka qene ndjesia juaj ne te qenit nder te perzgjedhurit?
Po, kjo eshte e vertete. Une jam perzgjedhur disa here per ate cmim dhe gjithmone e kam konsideruar si nder. Megjithate, fakti qe nuk e kam fituar asnjehere nuk me ka merzitur, pavaresisht se disa me kane kritikuar sikur une jam merzitur shume vertet. Atje ka gjthnje shume kandidate dhe vetem njeri fiton. Kjo eshte se kurdohere kur dikush perzgjidhet per cmimin, shanset jane shume me te medha sesa te mos jesh ne listen e me te mireve.

Ju njiheni per te drejten e krijimit te artisteve edhe ne kohen e diktatures. Cilat jane disa nga punimet tuaja ne letersi te cilat ju i pelqeni per vepren e tyre duke luftuar diktatorizmin dhe jeten atje?
Ne pergjithesi, letersia eshte nje natyre permes totalitarizmit. Qeverite tiranike e shohin te gjitha letersine ne te njejten menyre, si nje kundershtar te forte te tyre. Une kam jetuar per shume kohe ne nje shtet totalitar dhe e di mjaft mire ate dhune. Kjo eshte pikerisht ajo qe me ka ngritur ne pune duke luftuar tiranine.

Ju lutem, na rikujtoni disa nga keto vepra.
Kjo eshte nje pyetje e veshtire, sepse eshte e veshtire te zgjedhesh nga te treja veprat. Megjithate, une do perpiqem te te jap nje pergjigje. Makbethi, Don Kishoti dhe “Gjyqi” nga Kafka.

Cili eshte vendi qe te frymezon?
Nese une imagjinoj te shkruaj dicka qe e konsidroj te mire dhe te vlefshme ne nje vend te vecante, kjo me jep me pas nje shtyse. Ne Shqiperi ka dy qytete ku une kam shkruar pjesen me te madhe te veprave te mia. Gjirokastra, qyteti im i lindjes dhe Tirana. Ne pjesen tjeter te botes ka edhe atje tre qytete qe mund t’i vecoj. Me i rendesishmi eshte Parisi, me pas vjen Moska dhe New York. Ne sejcilin prej tyre, une kam shkruar nje novele te shkurter.

Pershkruani diten tuaj ne lidhje me pergatitjen e nje libri perpara se te nisni te shkruani. Deshironi te vazhdoni me librin tuaj apo ia lini kohes te vijoje?
Pyetja juaj perqendrohet tek ajo qe pjesa e jetes qe shkruan eshte mbase me e veshtira per t’u shpjeguar. Une vazhdoj te jem kembengules tek ideja se “sa me shume planifikon se eshte e rendesishme, eshte shume e rendesishme per te vazhduar per te shkruar”. Duhet spontanitet si nje tis mjegulle. I pergatit ato faqe per te shkruar diten tjeter.

Si eshte rutina e dites suaj, duke perfshire edhe ritualet jo te zakonshme te shoqeruara me procesin e te shkruarit, nese ju keni te tilla.
Une zakonisht shkruaj nga ora 10 e mengjesit deri ne mesdite. Vazhdoj te shkruaj me dore. E nderpres te shkruarin vetem kur shoh se kam zbuluar dicka te bukur, ose ne te kundert kur ndihem i shkeputur.

Cfare ju ben te qeshni?
Situata aktuale ne vendin time (Shqiperi). Problemet e vendit, aspektet groteske, moskeqkuptimet.

Cfare ju ben te qani?
E njejta gje.

Nese do te kthenit pas ne kohe nje person, kush do te ishte dhe pse?
Une jam shume i bindur se kjo gje eshte e pamundur. Nese jo, une do te kisha vuajtur shume nga ajo qe quhet “merzitja e te berit te pasur”, duke zgjedhur shume njerez.

Cila eshte historia pas publikimit te librit tuaj te pare?
Ka dale ne vitin 1955. Une isha ende nje nxenes gjimnazi ne qytetin tim te lindjes, Gjirokaster. Ishte nje permbledhje poetike, e cila cuditerisht menjehere me beri te njohur ne qytetin tim. Une ia kam derguar me poste shtepise botuese me te madhe ne Tirane. Isha vetem 16 vjec ne vitin 1953 kur e kam derguar. Pas tre muajsh, une morra nje telegram nga shtepia publike. “Ne e konsiderojme publikimin e librit tuaj me poezi. Mund te vini ne Tirane”.

Distanca nga Tirana ne Gjirokaster me autobus ishte gati 10 ore. Babai im, i cili zakonisht ishte indiferent nga ato qe shkruaja une, cuditerisht u be shume i interesuar per kete pune. Ai me thote se duhet te bej nje udhetim drejt Tiranes me taksi.

Cili ka qene nje moment i vecante kur keni ndjere se “ishit autor”?
Eshte pikerisht udhetimi qe sapo thashe, te cilin e bera me taksi. Ne ate kohe ishte shume e rralle qe nje nxenes ne moshen time te merrte nje taksi per te shkuar ne kryeqytet. Lajmi u perhap shpejt ne qytetin tim ne lidhje me librin. Shume njerez imagjinonin menyren se si ndodhi, kur nje person dergon disa doreshkrime, duhet te marre nje taksi per te shkuar atje dhe te pranohet per publikim.

Cfare duhet te keni si produktivitet apo te ndiheni i kompleguar per patur nje dite produktive ne te shkruar?
Une e konsideroj se eshte nje dite e mire, kur pas rrjeshtave qe kam shkruar kam prodhuar nga mendja ime ate cfare e quaj “pamja e nje perle”. Ajo mund t’i referohet nje zbulimi, nje sensi humoristik kohor apo dicka tjeter e ngjashme.

Na thuaj ndonje histori te kendshme qe lidhet me turneun e librave apo ndonje evenimenti letrar.
Mbase une duhet te te them me teper ne lidhje me librin tim te pare. Me sakte, dicka mbi mberritjen time ne Tirane dhe takimin ne shtepine botuese. Atje u takova me nje redaktor diku pak te vjeter ne moshe, i cili me shikonte mua me shume kuriozitet. Pas shume deklaratave qe tha per veten e tij, ai me pa ne sy dhe me beri nje pyetje. “Ketu ke nje poezi te vogel per
Parisin. Si te erdhi kjo ide?

Une tunda shpatullat, si per te thene “nuk e di”. Ne fakt kisha menduar te kisha nje poeme per Parisin. Kisha deshire te jetoja atje nje dite. Redaktori tundi kohen duke me thene, “degjo vogelush, une jam i detyruar ta botoj librin tend, por duhet te te pyes nese mund te besh dot nje poezi per Mosken? Per nje vajze moskivite per shembull, me te cilen ti dhe shume te tjere keni shkembyer letra ose miqesi. A nuk e ke nje te tille?

Ne fakt, ishte nje vajze me emrin Ljudmilla me te cilen une kisha korrespondence. “E dashur Ljudmilla, pranvera ka ardhur. Koha eshte shume e bukur ketu”. Redaktori me pa me shume kuriozitet dhe pyeti ne lidhje me pergjigjen qe ajo do te me kthente. “I dashur Ismail. Ketu ne Moske debora e pare sapo ka rene. Oh, eshte kaq bukur”. Menjehere iu pergjigja redaktorit se une mund ta shkruaj nje poezi per Mosken, te cilen sapo e bera.

Na thuaj dicka ne lidhje me veten tende, dicka e cila eshte e panjohur apo ndoshta surprize.
Nese do te me kishit bere kete pyetje disa muaj me pare, mbase do te kisha qene gati t’ju jepja nje pergjigje. Megjithate, gruaja ime, Helena Kadare ka publikuar librin e saj me kujtime nga jeta jone. Ne librin e saj, ajo ka thene thuajse gjithcka eshte per t’u thene dhe tashme mendoj se nuk ka ngelur gje e pashkruar per mua t’ju them.

Edison Myrteza