Video

23/01/2013 09:11:04

Stemperando, Alfred Mirashi me veprën e tij

Pas suksesit dhe çmimeve të marra në Pekin artisti shqiptar i cili është në qendër të mediave italiane për suksesin e tij në botën e artit kontemporan







ITALI - Artisti shqiptar Alfred Mirashi merr pjesë me veprën e tij Këndi i Mesdheut në ekspozitën e fundit të veprave të artit në Firenze. Pas suksesit dhe çmimeve të marra në Pekin artisti shqiptar i cili është në qendër të mediave italiane për suksesin e tij në botën e artit kontempoan, kësaj here prezantohet në Firenze me veprën e tij për të gjithë artëdashësit ndërkombëtar.

"Stemperando", ekspozita e lindur nga Festivali i dy Botëve në Spoleto dhe bashkëpunimi i institucioneve lokale dhe Institutit të lartë të arteve kontemporane, ka ndjekur një rrugë të gjatë evolutive që solli në këtë manifestim.

Kjo e sotmja është edicioni i pestë dhe si të tjerët, u organizua nga I.N.A.C. nën kujdesin e Giovanna Barbero che. Janë të ekspozuara 110 vepra në letër të 55 artistëve ku sejcila përfaqson kreativitetin e tyre.

Zgjedhja e letrës si element është ndikohet nga shumë faktorë, mbi të gjitha tipologjia e materialit. Behët fjalë për artistë të moshave të ndryshme. E reja e këtij viti është se në event merr pjesë Malta si mysafire e nderit e këtij edicioni.

HermesNews - ©2013