Video

12/01/2013 10:21:52

Speca te mbushur (sipas Genes)

nga Brunhilda Cela






Sekretet e aromave tė Brunhildės 6 Speca per mbushje (une mora nga ato me tul te trashe dhe tre ngjyra).
2 qepe
600 gr mish vici te prere ne copa te vogla
vaj ulliri ose vaj luledielli, kripe, piper, piper te kuq, 4 luge gjelle hajvar specash te pjekur (kisha hajvar te bere vete ishte shume i shijshem dhe e lezetoi mishin)
vere te bardhe 1 gote vere, pak uthull shege
1 molle te tharte, ftua, uje1 filxhan caji, pak kanelle
pak dhjozem
Per salcen 1 gjysem qepe te vogel, vaj, hudhra, miell 2 luge
1 gote kos te kulluar
200 ml creme fraiche ose ajke te tharte (pana acida)
lart i vura arrat, shege dhe majdanoz.
1 dore arra, kripe piper

Pergatitja/ Ne fillim mbi sobe ose mbi flake mundesisht pjekim specat ne te gjitha anet. I fusim ne nje qeske plastike te ftohen aty se qerohen me lehte.

Per mbushjen veme ne nje tigan te thelle vajin te nxehet dhe skuqim mishin mire. Shtojme aty qepet dhe vazhdojme kaverdisjen. E shuajme me vere dhe pak uthull shege ose uthull balsamike. Pastaj shtojme hajvarin (salcen e specave, eshte nje specialitet kroat qe behet me speca te pjekura), mollet e grira ne kubike dhe ftoin.

Kujt nuk i pelqen kombinimi me fruta mund ta lere fare por i shkon pasi nuk jane fruta te embla po majoshe.Shtojme edhe ujin,kripen,piperin ,piperin e kuq djeges kush e do,pak kanelle, pak dhjozem te thate.

I leme te zihen derisa uji shteron pothuaj fare dhe del nje mbushje e trashe.
Specave ua kemi qeruar lekuren dhe i kemi hequr faren brenda i mbushim nje nga nje dhe i radhisim ne tave. I veme te piqen pak ne temperature rreth 250 grade ne furre te nxehur me pare rreth 15 min.

Nderkohe une u mora me salcen. Ne nje tigan skuqa nje gjysem qepe te grire mundesisht imet, shtoj aty miellin dhe vazhdoj skuqjen dhe ne fund hedh salcen e kosit dhe cremin fraiche. I perziej mos te behet kokrra por del nje salce e lidhur. Shtoj kripen dhe piperin dhe hudhrat e shtypura. Ne fund fare hedh dhe arrat.

Pastaj ua hedh specave siper, i servir ne pjate duke vene nje spec me salcen siper. Mbi salce veme gjethe majdanozi, shege dhe arra. Del shume e shijshme.

HermesNews - ©2013