Botë
18/11/2014 14:40:03
Arrestohen 40 pjestare te Mafias
Policia italiane godet 'Ndragheten' ne veri te vendit
ITALI - Forcat policore te anti-mafias italiane kane arrestuar deri ne 40 persona ne pjesen veriore te italise. Pjestaret jane te grupit te famshem kriminal mafioz Ndragheta. Per here te pare, policia ka patur mundesine te filmoje ne menyre sekrete takimet e zakonshme dhe operacionet e grupit mafioz. Tre grupe kane qene nen hetim sekret me baze ne veri te Milanos, ne provincen e Comos dhe Leccos ne rajonin e Lombardise. Pjesa me e madhe e arrestimeve eshte bere ne veri te italise, por nje pjese e tyre jane denuar dhe cuar ne burg ne Sicili. Detajet nga regjistimi i takimeve te grupit mafioz, do te jepen me vone nga policia italiane. Por nje pjese e medias italiane raporton se “tre grupe te mafias ishin gjate-gjithe kohes neper takime dhe organizata dhe ndodheshin gjithekund, qe nga fshatrat e vogla te Comos dhe Leccos”. Gjate takimeve dhe prezantimeve te organizatave te mafias, beheshin marrveshje dhe takime me hierarkine e mafias duke vendosur rregullat per njeri-tjetrin.