stampa | chiudi

Sport

17/11/2014 16:19:18

Lorik Cana: Një ditë dua të bëhem trajner i Olimpique Marseille

Lorik Cana ka zbuluar për mediat franceze se një ditë ëndërron të bëhet trajner në Francë, ku më me dëshirë do ta kishte zgjedhur Olimpikun e Marsejës, skuadrës ku ai mbajti edhe shiritin e kapitenit për disa sezone






HermesNews - Në një prononcim për mediat franceze, kapiteni i Shqipërisë ka thënë se nëse do të duhet të zgjidhte mes PSG-së dhe Olimpikut të Marsejës, zgjedhja do të ishte kjo e fundit, transmeton Panorama.

“E kam thënë që jam krenar që jam rritur në Paris dhe që kam veshur fanellën e PSG-së, por kam qenë gjithmonë një tifoz i Marsejës që në fëmijëri”.

“Zemra ime qëndron në Marsejë, edhe pse në Paris u bëra një lojtar i vërtetë. Për këtë gjë do ta dua përgjithmonë këtë qytet dhe këtë skuadër, por nëse më duhet të zgjedh, atëherë do të preferoj Olimpikun para PSG-së”.

“Ku i dihet, mbase një ditë do të bëhem trajner i Marsejës”, ka thënë Cana.

Arbër Meçenovi

stampa | chiudi