Botë
09/11/2014 07:39:27
Forcat ruse mesyjne ne Ukraine
Makina ushtarake brenda kufirit ne Luhans
UKRAINE- Automjetet me arme nga Rusia kane hyre brenda ukraines lindore per t’i dhene ndihme ushtarake separatisteve te rajonit te ashtuquajtur “Republika Popullore e Luhanskut”. Denoncimi eshte bere nga qeveria e Kievit, duke shtuar edhe problemet e shumta para dhe pas zgjedhjeve legjislative ne Ukraine te fituara nga liderat pro-europiane.
Ne territorin ukrainas eshte pare nje autokolone e perbere nga 32 atomjete ushtarake, 30 kamione te mbushur me municione dhe 16 makina te blinduara. Ministri ukrainas i mbrojtjes da deklaruar se “ne kufijte lindore te vendit ne rajonin e Luhanskut jane pare mbi 60 mjete ushtarake ruse, mes te cilave edhe makina te modelit T-64.
Nga ana tjeter edhe sekretari i Nato-s, Jens Stoltenberg, ka akuzuar rusine per mbeshtetje te separatisteve ruse te cilet po luftojne ne ukrainen lindor, te cilet furnizohen me arme dhe ndihme ushtarake speciale nga forcat e drejtuara nga Moska.