stampa | chiudi

Aktualitet

16/10/2014 14:38:49

''Vazhdojmë punën për paqen në rajon''

Rama për France 24: ''I takonte autoriteteve serbe të përgjigjeshin për sigurinë në stadium. Ne vazhdojmë punën për paqen''






PARIS - "Mua më vjen keq për gjithçka ndodhi në stadium, sepse i takonte autoriteteve serbe të përgjigjeshin për sigurinë në stadium gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes, dhe më vjen akoma më keq që, në vend që të dënonin dhunën dhe të distancoheshin nga ky spektakël i papranueshëm për Evropën, qeveria serbe zgjodhi me retorikën e saj që të ndjekë tifozët serbë dhe të atyre që shkatërruan imazhin e futbollit dhe imazhin e vendit të tyre. Kurse ne zgjodhëm rrugën tjetër, rrugën e të sjellit si europianë", kjo ka qene pergjigja qe dha krueministri Edi Rama per France 24, kur gazetarja e pyet nese incidenti kompromenton viziten e ardhshme ne Beograd te tij. "Vazhdojmë punën për paqen, kooperimin dhe për dialogun midis gjithë vendeve të rajonit ku mbas 100 vitesh, është në vitin e saj të parë pa asnjë konflikt. Ndaj dhe ky kthim mbrapa është i papranueshëm," tha Rama duke shtuar se këto diskutime të ngritura nga hiçi janë të papranueshme.


HermesNews - ©2014

stampa | chiudi