Aktualitet
01/10/2014 15:49:42
KE të hetojë për incidentet
Josepf Daul do t‘i kërkojë Komisionit Europian të zhvillojë hetime për dhunën e ushtruar brenda Parlamentit
TIRANË - Presidenti i Partive Popullore Europiane, Josehp Daul, tha se se Komisioni Europian duhet të hetojë për zhvillimet e papranueshme në Parlament dhe qeverisje. Sipas zyrës së shtypit pranë PD-së, pasi është njohur me situatën mjaft shqetësuese të shkeljes së standardeve demokratike, me mosrespektimin e shtetit ligjor dhe agresionin fizik të ushtruar ndaj deputetëve të opozitës nga persona të inkriminuar në Kuvend, Josepf Daul ka bërë të ditur se do t‘i kërkojë Komisionit Europian të zhvillojë hetime për dhunën e ushtruar brenda Parlamentit. PPE është formacioni më i madh dhe më me ndikim në nivelin evropian. Në përbërje të tij janë liderë të vendeve më me influencë të BE-së si, kancelarja Merkel, presidentët e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian, Komisionineri i ri për Zgjerimin, dhe PPE ka shumicën në Parlamentin Evropian.