stampa | chiudi

Ekonomi

30/09/2014 14:47:20

Pastrimi i afrohet veriut

Rama; ''Lumi i Lezhës ku derdheshin plehrat e rriteshin ferrat që i kishin zënë fytyrën e frymën qytetit verior që po rilind''






TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, foto nga Lumi i Lezhës, ku tregohet se vazhdon pastrimi i territorit të vendit nga plehrat. “Lumi i Lezhës ku derdheshin plehrat e rriteshin ferrat që i kishin zënë fytyrën e frymën qytetit verior që po rilind”, shkruan Rama, i cili po zhvillon sot një vizitë në Lezhë. Aksioni për pastrimin e territorit nga plehrat ka kaluar disa faza, si ajo e sezionit turistik ku u përfshi dhe Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit, ndërkohë që është shtrirë në mbarë vendin.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi