stampa | chiudi

Ekonomi

22/09/2014 15:09:49

8,600 mln Lekë të ardhura në buxhet

Referuar statistikave të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar, shpenzimet për buxhetin vendor (janar-gusht 2014) kapin vlerën e 17.123 milionë lekëve






TIRANË - Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore në 8 muajt e parë të këtij viti llogariten 8,600 milionë lekë. Referuar statistikave të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar, shpenzimet për buxhetin vendor (janar-gusht 2014) kapin vlerën e 17.123 milionë lekëve, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2013 ishin 19,351 milionë lekë. Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale. Nga taksa për pasurinë në këto tetë muaj u arkëtuan 2,653 milionë lekë, nga taksa mbi biznesin 1,449 milionë lekë dhe nga taksa lokale 4.498 milionë lekë.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi