stampa | chiudi

Ekonomi

12/09/2014 15:57:45

Pas tre ditësh transhi i tretë i kredisë së FMNsë

Drafti i rishikimit të buxhetit do të kalojë në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Nadeem Ilahi, ka përmbyllur në fillim të kësaj jave vizitën në Tiranë






TIRANE - FMN vijon diskutimet për reformën në sektorin e energjisë, buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2015. Skeduli i programit të disbursimit të kredisë parashikon datën 15 shtator si kohën për disbursimin e transhit të tretë të huasë prej 23.55 milionë SDR, rreth 26 milion euro (dy të tjerat janë marrë tashmë nga qeveria shqiptare). FMN duhet të bënte publik raportin për rishikimin e kritereve të performancës deri në fund të qershorit, mbi bazën e të cilit, Fondi merr vendimin nëse do të lëvrojë këstin e radhës. Shtyrja e afatit të negociatave shtyn automatikisht dhe disbursimin e transhit të tretë të kredisë. Por kreu i financave publike sqaroi se Bordi i FMN-së mblidhet në muajin tetor për të vendosur për kestin e tretë të kredisë. Lidhur me diskutimet me FMN-në, sipas ministrit Shkelqim Cani, kemi rënë dakord në parim edhe për p/buxhetin e vitit 2015. “Me FMN-në kemi rënë dakord që të vijojmë kurbën rënëse të borxhit publik duke nisur nga viti 2015″, deklaroi ministri Cani. Ai informoi gjithashtu se do të rishikohet buxheti i këtij viti.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi