Botë
22/08/2014 14:21:19
Shtatzene qe prej 36 vjetesh
Mban skeletin e femijes ne bark qe ne vitin 1978
INDI- Nje grua indiane mendohet se ka shtatzanine me te gjate ne bote, por per kete ka patur pasoja jo te pakta. Doktoret i kane hequr nga barku i saj, skeletin e nje femije i cili ka qene brenda per dekada me radhe. Sipas karteles mjekesore, Kantabai Thakre, ka ngelur shtazene ne moshen 24 vjecare, pra qe ne vitin 1978.
Pak kohe pasi gruaja ishte ne muajin e nente, doktoret i kane thene se nena e re kishte shume pak mundesi te lindte femijen gjalle. Pas ketij lajmi, gruaja ka nisur te mendoje per nje operacion te mundshem, por fillimisht ka konsumuar nje sasi jo te pakte ilacesh per dhimbje ne nje klinike te vogel.
Disa muaj me vone dhimbjet kane nisur te shtohen, pavaresisht se Thakre ishte e bindur se problemi me femijen ishte kaluar. Por 36 vjet me vone, pasi gruaja tashme eshte 60 vjecare, ka ndjere nje dhimbje te tmerrshme ne stomak dhe zonen perreth. Kreu nje vizite tek nje doktor ne Institutin Salve per Shkencat Mjekesore, ne distriktin qendror te qytetit indian Nagpur.
Doktori ka pare se ne pjesen e poshtme te krahut te djathte te barkut pas skanimit, ndodhej nje mase e madhe e forte e cila ende nuk ishte teper e qarte per t’u identifikuar se cfare ishte. Murtaza Aktar, shef i operacioneve te spitalit deklaron se “gruaja ishte shume e pavendosur pavaresisht dhimbjes dhe problemeve me urinimin. Ajo kishte temperature te larte. Pas skanimit kemi gjetur nje pjese te forte ne fund te barkut por ishim te bindur se nuk ishte kancer. Pas nje skanimi te dyte, zbuluam se brenda trupit te saj ndodhej nje skelet i vjeter”.
Doktoresha rrefen se pas nxjerrjes se skeletit te femijes, gruaja u kishte thene se kishte ngelur shtatzene qe ne vitin 1978 por qe prej asaj kohe foshnja kishte vdekur. “Ajo na tregoi se ishte shume e frikesuar dhe pavaresisht pas kthimit te saj ne shtepi ne fshatin ku ndodhej, nuk kishte tentuar te hiqte fetuesin. Kishte marre vetem mjekimin nga nje mjek ne nje qender afer zones se saj te banimit”, shton doktoresha.
Grupi i mjekeve ka nisur te kerkoje literaturen mjekesore per rastin ne fjale dhe kane gjetur se nje grua belge ka mbajtur fetusin e femijes se vdekur ne barkun e saj per 18 vjet, duke qene edhe koha me e gjate ne bote deri atehere.